Image
Aplikacioni i Ri Foleja!

Aplikacioni i ri Foleja!

Bashkë me ju në prindërim. Mjeti i vetëm që iu duhet prindërve për t’iu dhënë fëmijëve të tyre ‘Një fillim të mbarë për tërë jetën’. Duke i mbështetur e udhëzuar gjatë tërë zhvillimit të fëmijës, nga mosha 0 deri në 6 vjeç, nga pëllëmba e dorës së tyre.

Të gjithë prindërit kanë nevojë për mbështetje.

Të gjithë prindërit kanë nevojë për mbështetje.Secili fëmijë ka nevojë për përkujdesje, ushqyerje, dashuri, shëndet dhe një mjedis të sigurt e stimulues që i ofron mbështetje të bollshme për të mësuarit në moshë të hershme. Të gjithë prindërit kanë nevojë për mbështetje dhe kanë miliona pyetje për mënyrën si mund t’i mbështesin fëmijët e tyre për t’u rritur të shëndoshë e të zgjuar. Këtu hyn në ndihmë Foleja! Aplikacioni i ri falas i UNICEF-it i projektuar në mënyrë specifike për t’ua zgjatur prindërve dorën e ndihmës. Duke iu ofruar informata të bazuara në dëshmi dhe pajisje të dobishme, interaktive për
t’iu ndihmuar ta ushqejnë dhe ta ndihmojnë shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës së tyre.

Image
Mirërritja

Atëherë, si funksion? Aplikacioni Foleja ka një mori të gjerë elementesh të dobishme që i fuqizojnë prindërit për t’i marrë vendimet e duhura kur është fjala për kujdesin dhe zhvillimin e fëmijës së tyre. I nxit prindërit të shfletojnë çdo ditë artikuj dhe lojëra të propozuara, të cilat do t’iu ndihmojnë të vegjëlve të tyre t’i arrijnë hapat kryesorë të zhvillimit përderisa rriten të shëndoshë dhe të lumtur.
Elementet përfshijnë:

Përcjellësi i zhvillimit të fëmijës

Ky element i aplikacionit është i lehtë për t’u përdorur dhe iu ndihmon prindërve ta përcjellin progresin e fëmijës së tyre në arritjen e hapave të rekomanduar për moshën e tyre. Do t’i mbështesë prindërit për të ditur si t’a përkrahin zhvillimin e fëmijës përmes lojës.

Lojëra për prindërit dhe fëmijët

Foleja ofron ide të shumta për të pasur ndërveprim argëtues me fëmijët përmes lojërave që do ta nxisin të mësuarit dhe zhvillimin. Prindërit do të mund të zgjedhin lojëra që e mbështesin zhvillimin e aftësive motorike dhe socio-emocionale, gjuhësore, komunikative dhe njohëse.

Lexime dhe artikuj të propozuar ditor

Çdo ditë aplikacioni do të propozojë një lojë ditore dhe një artikull nga biblioteka e pasur këshillave të shkruara nga ekspertët, të cilat përfshijnë një varg temash të disponueshme në aplikacion. Të gjitha Këshillat mund të ruhen shpejt si të preferuara dhe të ndahen me prindërit e tjerë ose miqtë.

Vaksinimi

Aplikacioni ofron një regjistër të vaksinimit që iu ndihmon shumë prindërve për t’i përcjellur dhe regjistruar vaksinimet e fëmijëve të tyre. 

Kontrollet mjekësore

Pjesa e kontrolleve mjekësore iu mundëson prindërve të shënojnë të dhëna nga vizitat e fëmijëve të tyre tek mjeku, si dhe të vendosin alarme përkujtuese për terminet tek 

Rritja e fëmijës

Kjo pajisje iu mundëson prindërve t’i përcjellin masat e fëmijëve të tyre siç janë pesha dhe gjatësia.

Jepini vogëlushit tuaj 'Një fillim të mbarë, për gjithë jetën' së bashku me ju në prindërim.

Shkarkoni aplikacionn Foleja!

Mandatory Content
Off
Licensed Content
Off