Image
bebbo-banner

Aplikacioni Bebbo!

Bebbo, është partneri më i mirë për t'i dhënë fëmijëve "Një fillim të mbarë për një jetë të shëndetshme", duke i mbështetur e udhëzuar prindërit gjatë gjithë zhvillimit të fëmijëve të tyre që nga mosha 0 deri në 6 vjeç.

Të gjithë prindërit duan mbështetje!

Çdo fëmijë ka nevojë për përkujdesje, edukim, ushqyerje, shëndet të mirë dhe stimulim të vazhdueshëm, në një mjedis të sigurt që ofron shumë mundësira për mësimin e hershëm.

Të gjithë prindërit kanë nevojë për suport dhe kanë miliona pyetje se si t'i mbështesin fëmijët e tyre që të rriten të shëndetshëm dhe me mirëqenie të plotë.

Këtu hyn në lojë Bebbo! 

Bebbo është një aplikacion i ri falas, i krijuar nga UNICEF dhe partnerët kombëtarë për të ndihmuar të gjithë prindërit me këshilla të thjeshta për tema të tilla si ushqyerja me gji, siguria dhe mbrojtja, zhvillimi, të mësuarit, lojërat etj. Bebbo i shoqëron prindërit në rrugëtimin e tyre duke ju siguruar informacione të bazuara në dëshmi dhe mjete të dobishme, ndërvepruese për të ndihmuar në mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre. Aplikacioni Bebbo po lançohet në 11 vende në Evropë dhe Azinë Qendrore.

Si funksionon Bebbo?

Aplikacioni Bebbo ka një mori të gjerë elementësh të dobishëm që i fuqizojnë prindërit për të marrë vendimet e duhura për çështje të kujdesit dhe zhvillimit të fëmijëve të tyre. Bebbo i nxit prindërit të shfletojnë çdo ditë artikuj dhe lojëra të propozuara, të cilat do i ndihmojnë fëmijët që të arrijnë hapat kryesorë të zhvillimit, ndërsa rriten të shëndetshëm dhe të lumtur. Këto elementë përfshijnë:

Image
Bebbo
Gjurmimi i zhvillimit të fëmijës

Prindërit mund të gjurmojnë dhe monitorojnë zhvillimin e fëmijës duke u bazuar në kriteret zhvilimore për moshën 0-6 vjeç. Ky element i aplikacionit është i lehtë për t’u përdorur dhe do t’i mbështesë prindërit për të mësuar si mund të nxisin zhvillimin e fëmijës përmes lojës.

Lojëra për prindërit dhe fëmijët

Bebbo ofron ide të shumta për të pasur ndërveprim argëtues me fëmijët përmes lojërave që do të nxisin të mësuarin dhe zhvillimin. Prindërit do të mund të zgjedhin lojëra që nxisin zhvillimin e aftësive motorike, socio-emocionale, gjuhësore dhe njohëse.

Lexime dhe artikuj ditor 

Çdo ditë aplikacioni do të propozojë një lojë ditore dhe një artikull nga biblioteka e pasur e këshillave nga ekspertët, të cilat përfshijnë një larmi temash të disponueshme në aplikacion. Të gjitha Këshillat mund të ruhen si të preferuara dhe të ndahen me prindërit e tjerë ose miqtë.

Vaksinimi

Prindërit mund të regjistrojnë lehtësisht vaksinat e fëmijës, si dhe të vendosin ri-kujtues për vaksinat e planifikuara.

Kontrollet mjekësore

Pjesa e kontrolleve mjekësore iu mundëson prindërve të mbajnë shënime të vizitave te mjeku i fëmijës, dhe të vendosin ri-kujtes për vizitat e ardhshme.

Rritja e fëmijës

Në këtë sesion prindërit mund të vendosin gjatësinë dhe peshën për të monitoruar zhvillimin e fëmijës dhe të marrin këshilla që mbështesin rritjen e shëndetshme.

Ju mund të shkarkoni falas aplikacionin Bebbo në të gjithë pajisjet duke klikuar në App Store dhe Play Store.

Mandatory Content
Off
Licensed Content
Off