Të ushqyerit optimal për fëmijët nga 3 deri në 5 vjeç
Të ushqyerit e duhur është një nga parakushtet më të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin optimal të fëmijës tuaj. Në moshën 3 deri në 5 vjeç, rritja e fëmijës ngadalësohet, por çfarë, kur dhe si ha ai/ajo është ende e paçmuar për shëndetin e fëmijës tuaj. Kjo është gjithashtu periudha që duhet të përdoret për të formuar zakone të shëndetshme të të ngrënit.
Ushqyerja me gji dhe konsumimi i alkoolit
Është më e sigurt të mos konsumoni alkool fare gjatë dhënies së gjirit. Efekti i alkoolit te foshnjat është proporcional me sasinë e dehjes së nënave. |
Ushqimi optimal në moshën 6 muajsh
Rreth muajit të 6-të të jetës, fëmija juaj do të ketë nevojë për ushqim përveç qumështit tuaj për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm. Qumështi i gjirit është ende ushqimi bazë për një foshnjë, me dy vakte me ushqim jo-qumështor.
Ushqimi optimal gjatë 6 muajve të parë
"Qumështi juaj është ushqimi dhe lëngu i vetëm për të cilin fëmija juaj ka nevojë në gjashtë muajt e parë të jetës. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe UNICEF-i rekomandojnë gjidhënien ekskluzive deri në muajin e 6-të dhe vazhdimin e gjidhënies deri në dy vjet me futjen e ushqimit adekuat dhe të sigurt nga muaji i 6-të"
Përfitimet e ushqyerjes me gji gjatë COVID-19
A e mbron gjidhënia fëmijën tim?Ushqyerja me gji shpëton jetë. Hulumtimet tregojnë se duke i rritur normat e ushqyerjes me gji, çdo vit ne mund të shpëtojmë jetën e më shumë se 820,000 fëmijëve në të gjithë botën. Qumështi i gjirit siguron antitrupa që u japin foshnjave një nxitje të shëndetshme dhe i mbrojnë ato kundër shumë infeksioneve. Antitrupat dhe faktorët bio-aktivë në qumështin e gjirit mund të luftojnë kundër infeksionit COVID-19, nëse foshnja ekspozohet. |
Ushqyerje optimale për fëmijët 13 deri 24 muajsh
Në vitin e dytë të jetës, fëmija ka nevojë për një larmi ushqimesh për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm. Rrugëtimi nga ushqyerja me gji në bashkimin me vaktet familjare kërkon kohë dhe fëmija juaj nuk do të pranojë menjëherë të gjitha llojet e ushqimit që ju përgatitni për të. Mendoni se çfarë dhe sa ka ngrënë fëmija çdo javë, e jo çdo ditë.
Rekomandime të përgjithshme për fëmijë të vegjël me mbipeshë dhe obezitet nga viti i dytë e tutje
Pesha e tepërt trupore fitohet më shpesh si pasojë e marrjes së tepërt të ushqimit ose aktivitetit të pamjaftueshëm fizik. Mbipesha çon në probleme të shumta shëndetësore gjatë gjithë jetës dhe duhet të zbulohet dhe të trajtohet në kohë.
Rekomandime të përgjithshme për fëmijët me humbje në peshe
Humbja e peshës (ose fitimi i pamjaftueshëm i peshës), në shkallë të ndryshme mund të ndodhë në çdo kohë të jetës së fëmijës dhe më së shpeshti është rezultat i sëmundjeve dhe/ose kequshqyerjes. Përgatitja e duhur e ushqimit, duke ofruar më shpesh ushqim me cilësi të lartë si dhe një marrëdhënie prind-fëmijë me cilësi të lartë në përputhje me nevojat e fëmijës, do të bëjë të mundur që gradualisht të kompensohet humbja e peshës (fitim i pamjaftueshëm i peshës).
Ushqyerja optimale e foshnjave nga 10 deri 12 muajsh
Nëse i ofroni fëmijës tuaj një përzgjedhje të madhe të ushqimeve të shëndetshme dhe cilësore që nga fillimi, kjo është një mënyrë e sigurt që ai/ajo të adoptojë zakone të shëndetshme të ngrënies që do ta shoqërojnë atë gjatë gjithë jetës. Ushqimi dhe të ushqyerit janë shumë më tepër sesa marrja e lëndëve ushqyese; është një mundësi për të mbështetur shumë aspekte të zhvillimit të fëmijës.
Ushqyerja optimale e foshnjave nga 7 deri në 9 muajsh
Në moshën 7-9 muajsh, fëmija duhet të marrë një shumëllojshmëri ushqimesh çdo ditë. Është e rëndësishme të merrni ushqime të pasura me hekur dhe të shmangni disa ushqime deri në fund të vitit të parë.