Bronkioliti
Bronkioliti është një infeksion i zakonshëm i shkaktuar nga një virus. Ndikon në kanalet e vegjël të frymëmarrjes në mushkëritë e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël, duke bërë që ato të ngushtohen nga mukoza dhe inflamacioni. Vizitoni mjekun tuaj nëse mendoni se fëmija juaj ka simptoma të bronkiolitit.
Bronkiti
|
Bronkiti është një inflamacion i kanaleve të mëdha të rrugëve të frymëmarrjes, që lidhen me mushkëritë. Nëse fëmija juaj ka bronkit, ai/ajo mund të marrë frymë më shumë dhe të prodhojë më shumë sekrecione sesa normalisht, por zakonisht nuk është diçka për t’u shqetësuar. Trajtimi i bronkitit varet nga shkaku i infeksionit. |
Urinimi i fëmijëve në shtrat
Lagia e shtratit në gjumë ose urinimi i pavullnetshëm është kur fëmijët e trajnuar për të shkuar në tualet urinojnë natën në shtrat pa arsye. Lagia e shtratit është më e zakonshme te fëmijët nën shtatë vjeç, por gjithashtu ndodh edhe tek fëmijët më të rritur. Ka disa gjëra që mund të bëni në lidhje me këtë. Është e domosdoshme ta vizitoni mjekun tuaj nëse fëmija juaj fillon përsëri me lagien e shtratit, pasi paraprakisht ka qenë i/e mësuar të mos urinojë në shtrat.
Lija e dhenve
Lija duket si një skuqje e lëkurës me pika të kuqe që kthehen në flluskë. Përdorni bikarbonat me sode dhe ujë ose locion calamine për të ndihmuar kundër kruajtjes. Mbani fëmijën tuaj larg nga ambientet e kujdesit të fëmijët, nga entet parashkollore ose shkollore, derisa të shërohet flluska e fundit. Mënyra më e mirë për ta shmangur linë e dhenve është ta imunizoni fëmijën tuaj
Zgjedhja e pelenave për foshnjat
Lëkura e foshnjës është më e ndjeshme se lëkura e të rriturve. Ajo kërkon ndryshime të shpeshta të pelenave dhe madhësinë e duhur të pelenës.
Ftohjet
Ftohjet janë shumë të zakonshme te fëmijët, sidomos në dimër. Simptomat e të ftohurit përfshijnë një hundë të mbushur, teshtimë, dhimbje të fytit dhe veshëve, kollë dhe dhimbje koke. Nuk ka trajtim që mund të bëjë që ftohja të largohet më shpejt. Mirëpo paracetamoli ose ibuprofeni, lëngjet dhe spërkatja e hundës me ujë të kripur (saline) mund të ndihmojnë me simptomat. Vizitoni mjekun tuaj nëse simptomat e fëmijës tuaj nuk përmirësohen, ose nëse fëmija juaj nuk bëhet më mirë. Ju mund të ngadalësoni përhapjen e ftohjes, nëse i lani duart dhe e mbuloni gojën kur kolliteni.
Çarja e buzës dhe e çara e qiellzës
Çarja e buzës dhe e çara e qiellzës ndodh kur buza ose qiellza e gojës nuk mbyllen siç duhet. Bebet me çarje të buzës dhe qiellzës kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale dhe ndjekje nga specialistë. Bebet dhe fëmijët mund të kenë nevojë për ndihmë në lidhje me të ushqyerit, terapinë e të folurit dhe kujdesin e veçantë dentar.
Pastrimi i syve, hundës dhe veshëve të foshnjës
Sytë, hunda dhe veshët e foshnjës suaj kanë nevojë për pastrim të butë një herë në ditë.
Dhimbja e barkut: çfarë është ajo?
Bebet që qajnë ose shqetësohen shumë dhe nuk mund të rehatohen, shpesh përshkruhen se kanë “dhimbje të barkut”. Ne nuk e dimë se çfarë e shkakton dhimbjen e barkut, por e dimë që mund të jetë e vështirë për t’u trajtuar.
Paraliza cerebrale
Fëmijët me paralizë cerebrale mund të kenë probleme si dobësi të muskujve, ngurtësi, ngathtësi, ngadalësi dhe lëkundje, si dhe vështirësi me ekuilibrin. Disa fëmijë kanë simptoma të lehta dhe mund të ecin dhe të komunikojnë mirë. Të tjerët duhet të përdorin një karrige me rrota dhe kanë vështirësi në kryerjen e gjërave të përditshme. Vendosja e një diagnoze të qartë të paralizës cerebrale para 12 muajsh mund të jetë e vështirë dhe të marrë një kohë të gjatë. Shërbimet e ndërhyrjes së hershme mund t’i përmirësojnë rezultatet e gjendjes së fëmijës suaj dhe cilësinë e jetës.