Fibroza cistike
Fibroza cistike (CF) është një gjendje gjenetike e trashëguar që prek mushkëritë e fëmijëve, sistemin tretës, gjëndrat e djersitjes dhe fertilitetin. Trajtimi i specializuar mund të përmirësojë cilësinë e jetës për fëmijët me fibrozë cistike.
Ilaçet për fëmijë: udhëzues
Ilaçet për fëmijë janë të dizajnuara për trupin e fëmijëve. Pyesni mjekun ose farmacistin tuaj se cilat ilaçe janë të përshtatshme për fëmijën tuaj. Gjithmonë kontrolloni udhëzimet e dozës përpara se t'i jepni ilaçin fëmijës tuaj. Telefononi Qendrën e Informacionit për Helmime nëse mendoni se fëmija juaj ka marrë aksidentalisht ilaçe ose ka marrë dozën e gabuar.
Sëmundja e dorës, këmbës dhe gojës
Sëmundja e dorës, këmbës dhe gojës shkakton ulçera të vogla në gojë dhe flluska në duar dhe këmbë. Sëmundja është zakonisht e lehtë dhe shumica e fëmijëve shërohen shpejt. Pirja e shumë lëngjeve është e rëndësishme. Mbajeni fëmijën tuaj në shtëpi derisa flluskat të jenë tharë.
Dehidratimi
Dehidrimi mund të ndodhë nëse fëmija juaj ka shumë diarre dhe të vjella, nuk pi mjaftueshëm, ushtron shumë ose djersitet shumë. Duhet ta vizitoni mjekun nëse jeni të shqetësuar se fëmija juaj është i/e dehidratuar. Dehidratimi mund të trajtohet duke shtuar lëngjet e fëmijës suaj. Në raste të rënda, fëmija juaj mund të ketë nevojë të shkojë në spital për të marrë më shumë lëngje.
Sëmundja e faqes së skuqur (Eritema infektive)
Sëmundja e faqes së skuqur fillon si temperaturë, dhimbje koke dhe rrjedhje hundësh, me pas shfaqet si skuqje në faqe. Sëmundja e faqeve të skuqura nuk është serioze për shumicën e fëmijëve, megjithëse mund të jetë e rrezikshme për foshnjat e palindura. Nuk ka nevojë ta mbani fëmijën tuaj në shtëpi nga institucioni i kujdesit të fëmijëve, parashkollori apo shkolla.
Diabeti i tipit 1
Simptomat e diabetit të tipit 1 përfshijnë urinim të shpeshtë, etje, lodhje dhe humbje peshe. Këto mund të zhvillohen krejt papritur. Vizitoni mjekun nëse fëmija juaj ka këto simptoma. Thirrni ambulancën nëse simptomat e fëmijës suaj përkeqësohen papritur. Zakonisht mund ta trajtoni dhe menaxhoni diabetin e tipit 1 me sukses me insulinë plus dietë dhe aktivitet fizik.
Infeksion i gojës me herpes simplex
Infeksioni i gojës me herpes simplex shpeshherë shkakton dhimbje në mishrat e dhëmbëve dhe ulçera në gojë. Infeksioni zakonisht zhduket vetvetiu pa trajtim. Paracetamoli dhe xheli ose larja e gojës mund të ndihmojnë. Trajtimi me aciklovir përdoret për rastet e rënda dhe fëmijët me rrezikshmëri të lartë. Vizitoni mjekun nëse fëmija juaj ka probleme me pirjen dhe ngrënien, ose ka simptoma të dehidrimit.
Rreth vetëbesimit: fëmijët 1-7 vjeç
Vetëbesimi është të ndihesh mirë me veten. Vetëbesimi i mirë i ndihmon fëmijët të provojnë gjëra të reja, të ndërmarrin rreziqe të shëndetshme dhe të zgjidhin problemet. U jep atyre një bazë të fortë për mësimin dhe zhvillimin e tyre.
Diabeti i tipit 2
Simptomat e diabetit të tipit 2 përfshijnë lodhje, etje dhe urinim të shpeshtë. Fëmija juaj duhet të vizitojë mjekun për këto simptoma. Faktorët e rrezikut për diabetin e tipit 2 përfshijnë historinë familjare të diabetit të tipit 2, të qenit mbi një peshë të shëndetshme, të mos ushtroni mjaftueshëm dhe të mos hani një dietë të shëndetshme. Diabeti i tipit 2 mund të menaxhohet nëpërmjet mjekimit, dietës, humbjes së peshës dhe ushtrimeve fizike.
Sëmundja celiake
Nëse fëmija juaj ka sëmundje celiake, trupi i tij/saj reagon në mënyrë jonormale ndaj një proteine të quajtur gluten, e cila gjendet në grurë, thekër, elb dhe ndonjëherë edhe në tërshërë. Ju dhe fëmija juaj mund të menaxhoni sëmundjen celiake duke hequr ushqimet me gluten nga dieta e fëmijës suaj.