Zakonet e të ushqyerit të shëndetshëm për fëmijët
Si prind mundohuni t'i jepni fëmijës suaj ushqim të shëndetshëm dhe mundësi për ta ngrënë atë. Fëmija juaj mund të vendosë sa do të hajë - ose nëse nuk do të hajë fare. Nëse jeni të shqetësuar se fëmija juaj është duke ngrënë shumë ose nuk është duke ngrënë sa duhet, rutina e ushqyerjes së shëndetshme mund të ndihmojë. Bëhuni model i mirë duke ngrënë vetë ushqime të shëndetshme dhe duke u siguruar që keni shumëllojshmëri të ushqimeve të shëndetshme në shtëpi.
Fëmijët mësojnë të ushqehen vetë
Fëmijët të cilët janë duke mësuar të ushqehen vetë po ashtu zhvillojnë pavarësinë, aftësi të shkëlqyera motorike dhe ndërgjegjësimin sa i përket ushqimit. Filloni këtë proces me ushqime të vogla dhe më pas lëreni të ushtrojë përdorimin e lugës. Gotat e vogla të plastikës që nuk thyhen janë ideale për fëmijët që janë duke mësuar përdorimin e gotave. Rrëmuja gjatë ngrënies mund të jetë stresuese. Përdorni përparëse ose vendosni një mbulesë plastike ose gazetë nën karrigen e lartë të fëmijës.
Pije të shëndetshme për fëmijët
Uji dhe qumështi i lopës janë pijet më të mira për fëmijët mbi 12 muajsh dhe adoleshentët. Pijet jo të shëndetshme përfshijnë pijet joalkoolike dhe alkoolike, freskuese, lëngjet e frutave, ujërat minerale, pijet energjike, pijet sportive, çajin dhe kafenë. Pijet e ëmbla mund të çojnë në mbipeshë, obezitet dhe prishje të dhëmbëve tek fëmijët dhe adoleshentët.
Karbohidratet dhe GI (indeksi glikemik)
Trupat tanë marrin energji duke i kthyer karbohidratet në sheqerna të thjeshta. Karbohidratet e ndryshme ndahen në sheqerna me ritme të ndryshme, dhe indeksi glikemik (GI) është mënyra se si e matim këtë. Ushqimet me GI të ulët i japin fëmijës suaj energji më afatgjatë.
Ushqimi optimal gjatë 6 muajve të parë
"Qumështi juaj (qumështi i gjirit) është ushqimi dhe lëngu i vetëm për të cilin fëmija juaj ka nevojë në gjashtë muajt e parë të jetës. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe UNICEF-i rekomandojnë gjidhënien ekskluzive deri në muajin e 6-të dhe vazhdimin e gjidhënies deri në dy vjet me futjen e ushqimit adekuat dhe të sigurt nga muaji i 6-të"
Ushqimi optimal i foshnjave nga 7 deri në 9 muajsh
Në moshën 7-9 muajsh, fëmija duhet të marrë një shumëllojshmëri ushqimesh çdo ditë. Është e rëndësishme të ofroni ushqime të pasura me hekur dhe të shmangni disa ushqime deri në fund të vitit të parë.
Ushqimi optimal i foshnjave nga 10 në 12 muajsh
Nëse i ofroni fëmijës suaj një përzgjedhje të llojlloshme të ushqimeve të shëndetshme dhe cilësore që nga fillimi i procesit të ushqyerjes, ai/ajo mesiguri do të adoptojë zakone të shëndetshme të ngrënies që do ta shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Ushqimi dhe të ushqyerit janë shumë më tepër sesa marrja e lëndëve ushqyese; të ushqyerit është një mundësi për të mbështetur shumë aspekte të zhvillimit të fëmijës.
Rekomandime të përgjithshme për foshnjat mbipeshë dhe obeze
|
Një fëmijë mund të bëhet mbipeshë si rezultat i ngrënies së tepërt dhe/ose aktivitetit fizik të pamjaftueshëm. Ndryshimet në mjedisin dhe mënyrën e kujdesit të fëmijës, si dhe çrregullimet e mundshme gjenetike, mund të kontribuojnë në këtë. Pesha e tepërt trupore mund të çojë në probleme të shumta shëndetësore në fëmijëri, por edhe më vonë në jetë: deformime të kockave dhe nyjave, sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut, diabet, probleme mendore: depresion dhe vetëvlerësim të ulët. |
Rekomandime të përgjithshme për fëmijë të vegjël me mbipeshë dhe obezitet nga viti i dytë e tutje
Pesha e tepërt trupore fitohet më shpesh si pasojë e marrjes së tepërt të ushqimit ose aktivitetit të pamjaftueshëm fizik. Mbipesha çon në probleme të shumta shëndetësore gjatë gjithë jetës dhe duhet të zbulohet dhe të trajtohet në kohë.
Ushqimi optimal për fëmijët 13 deri 24 muajsh
Në vitin e dytë të jetës, fëmija ka nevojë për një larmi ushqimesh për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm. Rrugëtimi nga gjidhënia në bashkimin me shujtat familjare kërkon kohë dhe fëmija juaj nuk do të pranojë menjëherë të gjitha llojet e ushqimit që ju përgatitni për të. Mendoni se çfarë dhe sa ka ngrënë fëmija çdo javë, e jo çdo ditë.