Kujdesi dentar për fëmijët e vegjël

Larja e dhëmbëve të fëmijës suaj dy herë në ditë me furçë dhëmbësh dhe pastë dhëmbësh me përmbajtje të ulët fluori dhe shmangia e ushqimeve dhe pijeve të ëmbla do të parandalojë prishjen e dhëmbëve. Fëmijët kanë nevojë për ndihmë dhe mbikëqyrje në higjienën e rregullt orale dhe dentare. Çojeni fëmijën tuaj te dentisti rregullisht, një deri në dy herë në vit.

Kujdesi dentar për foshnjat

Kur dalin dhëmbët e parë, pastroni dy herë në ditë me ujë duke përdorur garzë të butë pambuku ose një furçë të butë. Ju do të parandaloni shfaqjen e prishjes së dhëmbëve: duke pastruar dhëmbët e fëmijës tuaj rregullisht dhe duke shmangur ofrimin e pijeve me sheqer dhe ushqimeve të ëmbla. Vizitoni dentistin pediatër në moshën 6 muajshe.

Dalja e dhëmbëve tek foshnjat

Në shumicën e foshnjave, dhëmbët e parë dalin midis 6 dhe 10 muajsh. Shqetësimi shoqërues që përjeton foshnja lehtësohet duke i dhënë atij/saj objekte të ftohta për të përtypur ose duke masazhuar butësisht mishrat e dhëmbëve.

Përfitimet e qumështit të gjirit dhe të ushqyerjes me gji

Qumështi i gjirit përmban lëndë ushqyese që foshnja juaj ka nevojë për rritje dhe zhvillim dhe e mbron fëmijën tuaj nga infeksionet dhe sëmundjet. Ushqyerja me gji është falas, e përshtatshme dhe mund të nxisë lidhjen mes fëmijës suaj dhe juve. Rekomandohet që të ushqeni fëmijën me gji ekskluzivisht derisa ai të fillojë të ha ushqime të ngurta rreth muajit të 6 - të dhe të vazhdoni ta ushqeni me qumësht gjiri deri në të paktën 12 muaj.

Ushqime të ngurta: këshilla praktike për të filluar

Kur përfshini ushqime të ngurta për herë të parë, përpiquni ta mbani situatën dhe atmosferën e qetë, me relaks dhe fleksibilitet. Orientohuni nga interesi i foshnjës suaj kur ofroni ushqime të hershme. Jini të përgatitur për rrëmujë - kjo është pjesë e të mësuarit!

Ushqimi i shëndetshëm për foshnjat dhe fëmijët e vegjël: pesë grupet e ushqimit

Foshnjat dhe fëmijët e vegjël kanë nevojë për ushqime nga të pesë grupet e ushqimeve të shëndetshme: perime, pemë, ushqime me drithëra, produkte të qumështit dhe proteina. Ushqimet e shëndetshme kanë lëndë ushqyese që janë të rëndësishme për rritjen, zhvillimin dhe të mësuarit. Fëmija juaj duhet të shmangë ushqimet e pasura me kripë, yndyra të ngopura dhe sheqer, ushqimet jo të pasura me fibra dhe lëndë ushqyese, si dhe pijet me kafeinë dhe shumë sheqer.

Kujdesi dhe ushqyerja pas lindjes

Brenda orëve të para pas lindjes, shumica e të porsalindurve të shëndetshëm mund të lëvizin instinktivisht drejt gjoksit të nënës së tyre dhe të thithin vetë. Kjo ushqyerje e hershme me gji i jep fëmijës suaj një fillim të shëndetshëm. Kontakti lëkurë me lëkurë e mban atë në një temperaturë të përsosur të trupit dhe stimulon instinktet e tij/saj të të ushqyerit; Fëmija juaj do të përfitojë nga thithja e pikave të para të kolostrumit (kulloshtrës), qumështi i parë i pasur dhe mbrojtës.

Thithja e tij/saj do të ndihmojë në kontraktimin e mitrës suaj dhe përshpejtimin e shkolitjes së placentës.

Ushqyerja e hershme me gji është gjithashtu e rëndësishme për t'ju ndihmuar të lidheni emocionalisht me fëmijën tuaj.

Brenda orëve të para pas lindjes, shumica e të porsalindurve të shëndetshëm mund të lëvizin instinktivisht drejt gjoksit të nënës së tyre dhe të thithin vetë. Kjo ushqyerje e hershme me gji i jep fëmijës suaj një fillim të shëndetshëm. Kontakti lëkurë me lëkurë e mban atë në një temperaturë të përsosur të trupit dhe stimulon instinktet e tij/saj të të ushqyerit; Fëmija juaj do të përfitojë nga thithja e pikave të para të kolostrumit (kulloshtrës), qumështi i parë i pasur dhe mbrojtës. Thithja e tij/saj do të ndihmojë në kontraktimin e mitrës suaj dhe përshpejtimin e shkolitjes së placentës. Ushqyerja e hershme me gji është gjithashtu e rëndësishme për t'ju ndihmuar të lidheni emocionalisht me fëmijën tuaj.

Etiketat e ushqimit: informacione për përbërësit e ushqimit

Etiketat e ushqimit na ndihmojnë të bëjmë zgjedhje për ushqim të shëndetshëm dhe të sigurt. Por ka aq shumë informacione ushqyese në etiketat e ushqimit saqë ato ndonjëherë mund të jenë konfuze. Ja se si të lexoni etiketat e ushqimit dhe të kuptoni se sa është i shëndetshëm një ushqim - apo jo.

Jodi: çfarë duhet të dini?

Jodi është i rëndësishëm veçanërisht për rritjen dhe zhvillimin e foshnjave dhe fëmijëve. Edhe të rriturit kanë nevojë për të. Për të parë nëse ju dhe familja juaj merrni mjaftueshëm jod, filloni të kontrolloni dietën tuaj.

Vitaminat dhe mineralet

Ne kemi nevojë për vitamina dhe minerale për t'u rritur, për të parë siç duhet, për zhvillim të eshtrave, muskujve dhe organeve dhe për të luftuar infeksionet. Nëse nuk kemi mjaftueshëm sasi të të gjitha vitaminave dhe mineraleve atëherë mund të kemi probleme serioze.