Alergjitë joushqimore tek fëmijët

Nëse fëmijët kanë alergji ndaj gjërave të tilla si merimangat e pluhurit në shtëpi, polenet e pemëve ose barit, kafshët, lateksi, thumbimet dhe pickimet e insekteve, atëherë ata/ato duhet t'i shmangin këta alergjenë. Simptomat e një reaksioni alergjik të lehtë ose të moderuar përfshijnë skuqje, ënjtje, ndjesi shpimi gjilpërash, dhimbje stomaku, të vjella, ethe të barit dhe astmë. Simptomat e një reaksioni të rëndë alergjik ose anafilaksisë përfshijnë ënjtjen e gojës, shtrëngimin e fytit, zërin e shterrur, vështirësi në frymëmarrje dhe të fikët. Flisni me mjekun tuaj për alergjinë e fëmijës suaj.

Intoleranca ndaj laktozës: foshnjat dhe fëmijët

Intoleranca ndaj laktozës është kur fëmija nuk mund të zbërthejë në mënyrë efektive sheqerin laktozë që është i pranishëm në qumësht dhe produktet e qumështit. Simptomat përfshijnë gazrat, dhimbje të stomakut, diarre dhe fryrje. Kjo ndodh zakonisht tek fëmijët më të mëdhenj se 5 vjeç kur enzimat e laktazës së fëmijës fillojnë gradualisht të ulen. Fëmijët dhe adoleshentët me intolerancë ndaj laktozës duhet të kalojnë në një dietë të shëndetshme me laktozë të ulët. Vizitoni mjekun tuaj për një vlerësim të duhur të gjendjes së fëmijës suaj.

Refluksi gastro-ezofageal dhe GORD

Refluksi gastro-ezofageal ndodh kur fëmija juaj e kthen përmbajtjen e stomakut në tubin e tij/saj ushqimor ose në gojë. Simptomat e refluksit zakonisht fillojnë në muajin e parë të lindjes. Shumicës së fëmijëve u largohet refluksi kur janë të vegjël. Për refluks të lehtë, ushqeni fëmijën tuaj në pozicion vertikal dhe mbajeni atë me shpinë drejt për rreth 30 minuta pas ushqyerjes. Formula ose qumështi i gjirit i trashur mund të ndihmojnë.

Alergjitë ushqimore tek fëmijët

Simptomat e një reaksioni alergjik të lehtë ose të moderuar ndaj ushqimit përfshijnë skuqje, ënjtje, ndjesi shpimi gjilpërash, dhimbje në stomak, të vjella dhe diarre. Simptomat e një reaksioni të rëndë alergjik ndaj ushqimit – ose anafilaksisë – përfshijnë shtrëngimin e fytit, vështirësi në frymëmarrje dhe të fikët. Vizitoni mjekun tuaj për vlerësim të duhur të alergjive ushqimore. Fëmijët duhet të shmangin ushqimet ndaj të cilave janë alergjikë. Nëse janë në rrezik nga anafilaksia, ata/ato mund të kenë nevojë të mbartin një autoinjektor të adrenalinës. 

Përgatitja e fëmijës së vogël për vizitë te dentisti

Është e nevojshme që fëmija të përgatitet me kujdes për vizitë te dentisti. Dërgojeni fëmijën tuaj te dentisti rregullisht një deri në dy herë në vit, dhe më shpesh nëse është e nevojshme.

Si t'i mbroni dhëmbët nga prishja (kariesi)

Dhëmbët mbrohen nga prishja përmes kujdesit të mirë, ushqimit të duhur dhe kontrolleve të rregullta dentare. Kur shfaqet njolla e parë në dhëmbë e cila nuk mund të hiqet me pastrim të rregullt, vizitoni dentistin pediatër.

Higjiena e gardërobës së foshnjave

Kur zgjidhni gardërobën e një foshnje, zgjidhni gjithmonë rroba të bëra nga materiale natyrale. Rrobat e foshnjës duhet të lahen gjithmonë veçmas nga ato të anëtarëve të tjerë të familjes.