Dhimbja e barkut: çfarë duhet bërë

Të gjithë foshnjat qajnë. Ajo është pjesë normale e zhvillimit të tyre. Kur foshnjat qajnë shumë, shpesh quhet dhimbje e barkut. Ja disa gjëra që mund t’i bëni nëse mendoni se foshnja juaj ka dhimbje të barkut.

Urinimi i fëmijëve në shtrat

Urinimi në shtrat ose urinimi i pavullnetshëm është kur fëmijët e trajnuar për të shkuar në tualet urinojnë natën në shtrat pa qëllim. Urinimi në shtrat është më e zakonshme te fëmijët nën shtatë vjeç, por gjithashtu ndodh edhe tek fëmijët më të rritur. Ka gjëra që mund të bëni në lidhje me të. Është e domosdoshme ta vizitoni mjekun nëse fëmija juaj filloi përsëri të urinojë në shtrat pasi paraprakisht ka qenë i/e mësuar të mos urinojë në shtrat.

Kapsllëku

Kapsllëku ndodh kur fëmija ka një jashtëqitje të fortë dhe të madhe ose e ka vështirë për ta nxjerr jashtë. Fëmijët me kapsllëk, shpeshherë nuk e kryejnë nevojën rregullisht.

Apendiciti

Apendiciti ndodh kur pezmatohet zorra qorre. Kjo është një zorrë e vogël si gishti që rritet nga zorrët e mëdha. Nëse fëmija juaj ka dhimbje barku që mund të jetë apendicit, ai/ajo duhet të dërgohet te mjeku ose të shkojë menjëherë në spital. Apendiciti i çarë mund të jetë kërcënuese për jetën. Kirurgjia për ta hequr apendicitin e pezmatuar është trajtimi i preferuar për apendicit.  

Synetia (rrethprerja)

Dëshmitë ekzistuese shkencore tregojnë përfitime të mundshme mjekësore të synetisë së foshnjave të gjinisë mashkullore; megjithatë, këto të dhëna nuk konsiderohen të mjaftueshme për të rekomanduar synetinë rutinë neonatale. Është legjitime që prindërit t’i marrin parasysh traditat kulturore, fetare dhe etnike. Sigurohuni që operacioni të bëhet në mënyrë të sigurt dhe me kontroll adekuat të dhimbjes.

Lija e dhenve (Lija e ujit)

Lija e dhenve duket si një skuqje me njolla të kuqe që kthehen në flluska. Përdorni bikarbonat sode dhe ujë ose locion kalamine për të ndihmuar kundër kruajtjes. Mbani fëmijën tuaj larg nga ambientet e kujdesit të fëmijës, nga institucionet parashkollore ose shkollore, derisa të shërohet flluska e fundit. Mënyra më e mirë për ta shmangur linë e dhenve është ta imunizoni fëmijën tuaj

Çarja e buzës dhe çarja e qiellzës

Çarja e buzës dhe çarja e qiellzës ndodh kur buza ose qiellza e gojës nuk mbyllen siç duhet. Foshnjat me çarje të buzës dhe qiellzës kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale dhe përcjellje nga specialistë. Foshnjat dhe fëmijët mund të kenë nevojë për ndihmë në lidhje me të ushqyerit, terapinë e të folurit dhe kujdesin e veçantë dentar.

Çrregullimet dhe dëmtimet në komunikim

Çrregullimet dhe dëmtimet në komunikim përfshijnë çrregullime të të folurit, çrregullime gjuhësore, belbëzim dhe probleme me zërin. Disa fëmijë i tejkalojnë çrregullimet e komunikimit. Fëmijët tjerë kanë dëmtime afatgjata. Logopedët dhe profesionistët e tjerë të shëndetit mund t’i mbështesin fëmijët me çrregullime komunikimi

Organet gjenitale të foshnjave: kujdesi dhe pastrimi

Pikat kryesore

Mbajtja e organeve gjenitale të fëmijës tuaj të pastër ndihmon në parandalimin e infeksioneve dhe ruajtjen e shëndetit të fëmijës tuaj. Për t’i pastruar organet gjenitale të foshnjës suaj, përdorni ujë të ngrohtë dhe një pambuk. Nuk keni nevojë për sapun.

Pikat kryesore Mbajtja e organeve gjenitale të fëmijës tuaj të pastër ndihmon në parandalimin e infeksioneve dhe ruajtjen e shëndetit të fëmijës tuaj. Për t’i pastruar organet gjenitale të foshnjës suaj, përdorni ujë të ngrohtë dhe një pambuk. Nuk keni nevojë për sapun.