Obeziteti në fëmijëri
Dhjamosja në fëmijëri ndodh kur fëmijët kanë teprcë dhjamërash në trup. Mbipesha dhe dhjamosja janë rreziqe shëndetësore për fëmijët. Ndihmoje fëmijën të mbajë një peshë të shëndetshme duke parë mënyrën e jetesës së familjes suaj, përfshirë zgjedhjet ushqimore, aktivitetin fizik dhe kohën e ekranit. Nëse jeni të shqetësuar se fëmija juaj mund të ketë një problem me peshën, takoni një mjek dietetist.
Sugjerime për meny
Çdo familje ka zakonet e veta të të ngrënit, në përputhje me traditën, prejardhjen etnike dhe fetare të familjes. Këtu janë disa sugjerime për ushqime të shëndetshme për fëmijët tuaj dhe anëtarët e tjerë të familjes, nga ushqimet që janë të dobishme dhe të përballueshme; ato mund t'ju ndihmojnë të pasuroni menunë e familjes dhe të prezantoni disa risi, duke pasur parasysh buxhetin e familjes.
Të bëheni prindër nëpërmjet metodës së fekondimit artificial
Fekondimi artificial është një proçes mjekësor që mund t'ju ndihmojë të keni një fëmijë nëse nuk mund të konceptoni në mënyrë natyrale. Për disa njerëz, fekondimi artificial rezulton i suksesshëm menjëherë. Për të tjerët, udhëtimi drejt prindërimit mund të jetë më i gjatë, me shumë ulje dhe ngritje.
Baballarët: lindja e parakohshme dhe foshnjat prematurë
Si një baba, është e rëndësishme të mendoni për ndjenjat dhe nevojat tuaja dhe të merrni kohë për veten tuaj. Detyrat e kujdesit ditor dhe kontaktet lëkurë-me-lëkurë mund t'ju ndihmojnë të ndërtoni një marrëdhënie me fëmijën tuaj prematur. Ju mund të keni përgjegjësi shtesë pas një lindje të parakohshme. Është normale të kërkoni dhe të pranoni ndihmë.
Fruta dhe perime miqësore për fëmijët: Shembuj me fotografi
Fruta dhe zarzavate: Jepni një shembull të mirë dhe bëjeni ushqimin zbavitës
Perimet: futini ato kudo që mundeni
Bëjini frutat dhe perimet miqësore për fëmijët
Gjuha e trupit të foshnjës prematurë
Foshnjat e lindura parakohe kanë gjuhë të ndryshme të trupit nga foshnjat e lindura në term. Shenjat e stresit te foshnjat prematurë përfshijnë frymëmarrjen e shpejtë, dridhjet dhe ndryshimet e ngjyrës së lëkurës. Shenjat e çlodhjes përfshijnë qetësim dhe frymëmarrje të ngadalshme.
Çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj është kafshuar nga një qen?
Qentë e mëdhenj janë konsideruar zakonisht të rrezikshëm për një fëmijë, sepse ata mund të dëmtojnë fytyrën ose qafën e tij më lehtë. Por duhet të kihet parasysh se qentë e vegjël mund të jetë po aq të rrezikshëm, veçanërisht kur ata afrohen papritur, sepse ata mund të kafshojnë një fëmijë nga frika.
Një fëmijë është djegur- çfarë të bëjmë?
Lëkura e fëmijëve është më e hollë se e të rriturve, kështu që edhe një kontakt i shkurtër me një objekt të nxehtë ose lëng mund të shkaktojë djegie më të thella ose të ndikojë në një zonë më të madhe të lëkurës, dhe pasojat mund të jenë më të rënda dhe të shërohen më gjatë. Prandaj, duhet të reagosh shpejt për të parandaluar ndërlikimet.
Një fëmijë është helmuar- Çfarë të bëjmë?
Telefononi menjëherë shërbimin mjekësor të urgjencës nëse vëreni ndonjë simptomë dhe shenja helmimi tek fëmija ose keni ndonjë dyshim për helmim -, për të marrë udhëzimet e nevojshme mbi veprimin e mëtejshëm dhe ndihmën në kohë për fëmijën.
Rekomandime për dhënien e ushqimeve tjera veç qumështit te fëmijët që nuk ushqehen me gji
Rekomandimet për marrjen e ushqimeve jo qumështore tek foshnjat, që nuk ushqehen me qumësht gjiri, janë të ngjashme me ato për fëmijët që ushqehen me gji, në aspektin e zgjedhjeve të ushqimit, përgatitjes së ushqimit, metodave të ushqyerjes dhe respektimit të nevojave të fëmijës. Të gjitha foshnjat më të vjetra se gjashtë muaj kanë nevojë për ushqime tjera veç qumështit. |