Ndërtimi i marrëdhënieve të mira prindër-fëmijë
Marrëdhëniet pozitive prind-fëmijë janë të rëndësishme për të gjitha fushat e zhvillimit të fëmijëve. Duke qenë në moment e duhur, duke kaluar kohë cilësore dhe duke treguar ngrohtësi, kujdes dhe respekt, ju mund ta forconi marrëdhënien tuaj me fëmijën tuaj.
Çfarë është të mësuarit për një fëmijë?
Edhe pse të rriturit mund të kenë idenë se të mësuarit do të thotë të fitosh me dashje njohuri të caktuara, nga perspektiva e një fëmije, të mësuarit do të thotë diçka tjetër.
Zhvillimi i lidhjes së fortë emocionale me foshnjën (mosha 9-12 muaj)
|
Në këtë moshë, foshnja tashmë është shumë e aftë në lëvizjen, arritjen dhe kapjen e objekteve rreth tij/saj. Ai/ajo ka sjellje të qarta përmes të cilave eksploron objekte - ai/ajo i kthen ato, i përplas në dysheme, i hedh, i vë në gojën e tij/saj, i përplas me njëri-tjetrin, i rreshton, i grupon, i hedh në një enë dhe i nxjerr jashtë. |
Zhvillimi i lidhjes së fortë emocionale me fëmijën (mosha 6-9 muaj)
Mbi moshës gjashtë mujore, foshnja veç më është shumë e aftë për të bërë biseda dhe dëshiron të përmirësohet më tej, por edhe për t’i përdorë këto aftësi për të njohur botën rreth tij/saj.
Zhvillimi i lidhjes së fortë emocionale me fëmijën (mosha 3-6 muaj)
Në moshën 3-6 muaj, foshnjat gjithnjë e më shumë përpiqen të flasin në mënyrë aktive me njerëzit rreth tyre, por gjithashtu gjithnjë e më shumë duhet t’i ndajnë interesat e tyre dhe gatishmërinë për të komunikuar me të tjerët - për t’’ angazhuar të tjerët në bisedë.
Lidhja e fortë emocionale me prindërit është vendimtare për zhvillimin e fëmijës
Lidhja e fortë emocionale me prindërit është faktor kryesor në zhvillimin e foshnjës (por edhe më vonë në jetë). Kur fëmijë ndihet i sigurt dhe i dashur, është më i gatshëm dhe i guximshëm për ta eksploruar botën rreth vetes. Kjo është mënyra se si një fëmijë mëson dhe zbulon, si dhe i zhvillon aftësitë e komunikimit, marrëdhëniet me të tjerët, aftësitë motorike dhe të folurit.
Pse është e rëndësishme aleanca prindërore për kujdesin ndaj fëmijëve?
Aleanca prindërore është një mjet i fuqishëm që një familje duhet të kujdeset mirë për fëmijën e tyre. Ajo e bashkon babanë dhe nënën rreth një qëllimi të përbashkët - kujdesi për fëmijën dhe mirëqenien e fëmijës dhe familjes. Edhe pse kjo duket se po ndodh spontanisht, në fakt zhvillimit të një aleance cilësore prindërore, i paraprijnë një numër i konsiderueshëm hapash.
Vëmendja pozitive nga dita e parë
Ndjenja e sigurisë dhe mbrojtjes së fëmijës është ndërtuar nga një marrëdhënie edukative dhe e përgjegjshme me kujdestarët. Nëse ju i buzëqeshni fëmijës kur ai/ajo shikon në ju, e mbështesni dhe inkurajoni fëmijën kur ai/ajo është i/e pasigurt ose i/e frikësuar, vëreni interesin e fëmijës, e motivoni atë për aktivitet të mëtejshëm - fëmija do të ndjehet i/e sigurt me ju dhe do të jetë gati për ta eksploruar botën me ju, dhe më vonë me njerëzit tjerë të rëndësishëm.
Vëmendja pozitive
Reagimet tuaja ndaj sjelljes së fëmijës suaj që në ditët e para të jetës së tij/saj janë një burim i rëndësishëm mësimi për fëmijën. Pra, që në fillim, përpiquni të përgjigjeni me vëmendje pozitive. Vëmendja pozitive është mënyra se si e manifestoni ngrohtësi dhe kënaqësi, që e merrni nga fëmija juaj dhe marrëdhënia juaj me të. Pra vëmendja pozitive është një motivues i rëndësishëm dhe një inkurajim i qartë për fëmijën.
Bisedo me foshnjën tënde
Kur një fëmijë i dëgjon fjalët dhe ka mundësinë të dëgjojë emrat e fenomeneve, përvojave ose aktiviteteve, ai/ajo mëson kuptimet e fjalëve dhe mënyrat e të shprehurit të mendimeve ose ndjenjave të tij/saj. Ne e quajmë këtë proces “ushqimi i gjuhës” dhe shkenca ofron dëshmi të qartë se ky lloj i “të ushqyerit” është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e trurit, si dhe zhvillimin e përgjithshëm të fëmijëve.