Diarrhoea
Diarreja është jashtëqitje e madhe, e lëngshme, e shpeshtë ose e përzier me ujë. Është e zakonshme tek fëmijët. Nëse fëmija juaj është nën tre muajsh dhe ka diarre, vizitoni mjekun. Nëse fëmija juaj ka diarre dhe mund të jetë i/e dehidratuar, shkoni menjëherë te mjeku ose spitali. Nëse fëmija juaj ka diarre, sigurohuni që ai/ajo të ketë mjaftueshëm për të pirë. Është më mirë të përdorni një lëng rihidratues oral
Biseda dhe loja: fëmijët e vegjël
Qysh si foshnjë, fëmija juaj fillon të zotërojë gjuhën. Ju mund t’i inkurajoni aftësitë e të folurit të foshnjës me idetë e përditshme të lojës - duke dëgjuar fëmijën tuaj, duke biseduar së bashku, duke kënduar dhe duke treguar histori.
Aktivitete dimërore për t’i mbajtur fëmijët aktivë
Fëmija juaj mund të jetë akoma fizikisht aktiv edhe nëse jashtë është i ftohtë ose i lagësht. Mund të shkoni në plazh në mot të egër, të hidheni në pellgje ose të fluturoni një balonë. Nëse jeni duke qëndruar brenda, mund të krijoni lojëra fizikisht aktive, vallëzime dhe aktivitete. Opsionet tjera i përfshijnë qendrat e lojërave të brendshme dhe sportet dimërore.
Ju nuk mund ta llastoni foshnjën!
Në muajt e parë të jetës së fëmijës, janë të mëdha nevojat e foshnjës për kontakt me ju (si zëri ashtu edhe prekja). Duke iu përgjigjur atyre, nuk do të krijoni zakone të këqija, përkundrazi - do t’i jepni fëmijës një ndjenjë familjariteti, parashikueshmërie, gjë që do të rezultojë në qetësim. Nëse i përgjigjeni me qetësi dhe vazhdimisht nevojave të fëmijës suaj, foshnja mëson se ai/ajo mund të jetë i/e sigurt, i/e rehatshme dhe fillon t’ju besojë.
Lodrat e foshnjës së sapolindur: tremujori i parë
“Foshnja është e vogël”. “Ne nuk i kemi dhënë atij/asaj”. “Cilat lodra janë më të mirat?” Këto janë disa nga dilemat, me të cilat prindërit përballen kur është fjala për lodra. Përgjigjja është e thjeshtë: Lodra më e mirë që mund t’ia jepni fëmijës tuaj është koha që e kaloni duke luajtur me të.
Lodrat e foshnjave të porsalindura: tremujori i dytë dhe i tretë
“Një ditë në jetën e një fëmije është e madhe, e mbushur me ngazëllim të vazhdueshëm. Fëmijët i qasen mësimit të aftësive të reja me entuziazëm dhe dëshirë, duke i përsëritur gjërat derisa t’i zotërojnë plotësisht ato.”
Stimulimi i zhvillimit nëpërmjet rutinës së përditshme: foshnja e sapolindur
“Sfida më e madhe që e hasin prindërit kur vijnë në shtëpi me një foshnjë të sapolindur, është të mësohen me rutina të reja që funksionojnë në familje, veçanërisht kur vjen fëmija i parë. Rutinat e përditshme: ndërrimi, ushqyerja, bartja, janë një mundësi për ta stimuluar zhvillimin psiko-motorik”.
Zakonet e sjelljes
Shumë fëmijë kanë zakone të tilla si kafshimi i thonjve, thithja e gishtit, ose futja e gishtit në hundë. Më së shpeshti, zakonet e tilla largohen vetvetiu. Ndonjëherë një fëmijë ka nevojë për ndihmë për t’i tejkaluar ato. Një mënyrë për ta arritur këtë është duke ia përkujtuar me qetësi fëmijës dhe duke e lavdëruar kur ai/ajo e ndërpret atë zakon.
Rregullat e familjes
Rregullat e familjes i ndihmojnë të gjithë në familjen tuaj të shkojnë mes vete më mirë. Rregullat e mira të familjes janë pozitive, specifike dhe të lehta për t’u kuptuar. Bëni rregulla për gjëra të tilla si sjellja fizike, siguria, sjelljet, rutinat dhe respekti. Rregullat ndoshta do të duhet të ndryshojnë, derisa fëmijët rriten dhe situata juaj familjare ndryshon.
Sjellja e të sapolindurve: një vështrim i përgjithshëm
Sjellja e të sapolindurve – e gjitha ka të bëjë me përqafimin, gjumin, të ushqyerit dhe shumë të qara. Nuk është e mundur “ta lazdrosh” një të sapolindur, duke u përgjigjur kur ai qan. Çdo grimë vëmendjeje që ia kushtoni tani, e ndihmon foshnjën tuaj të rritet dhe të zhvillohet.