Koha e barkut për foshnjat: në fotografi
Të menduarit dhe loja: të sapolindurit
|
Loja është e rëndësishme për zhvillimin kognitiv të porsalindurve. Përmes lojës, fëmija juaj fillon të mësojë për ju, botën e tyre dhe konceptet si lëvizja dhe ngjyra. Idetë e lojës së të porsalindurve përfshijnë të folurit, shkëmbimin e librave dhe fotografive, të kënduarit, eksplorimin jashtë dhe lojën me lodra të buta. |
Emocionet dhe loja: foshnjat
Fëmija juaj shpesh shpreh dhe mëson për emocionet përmes lojës. Këtu janë dhënë disa ide për lojëra për ta ndihmuar fëmijën tuaj t’i shprehë ndjenjat e tij dhe ta eksplorojë botën përreth tij.
Prindërit dhe koha e kaluar para ekranit: të qenit model i mirë për fëmijët
Përdorimi i shëndetshëm i ekranit ka ë bëjë me atë se sa kohë kalon para ekraneve dhe për çfarë përdorni i ekranet. Fëmija ndikohet shumë nga mënyra se si i përdor ekranet dhe ka të ngjarë ta kopjojë atë që e bëni. Kur e merr një qasje të shëndetshme dhe të përgjegjshme për kohën e kaluar para ekranit, ju e vendosni një shembull të fuqishëm për fëmijën tuaj.
Koha e kaluar para ekranit: listë e gjërave për përdorim të shëndetshëm
|
Për fëmijët mbi 3 vjeç, koha e kaluar para ekranit dhe përdorimi i ekranit mund të jenë pjesë e një jetese të shëndetshme. Sigurohuni që fëmijët parashkollorë ta balancojnë kohën e kaluar para ekranit me aktivitetet e tjera dhe të përdorni media digjitale cilësore. Merrni përgjigje për pyetjet tuaja në lidhje me kohën e kaluar para ekranit. |
Loja me foshnjat e lindu para kohe në Njësinë e Kujdesit Intensiv Neonatal
Loja të ndihmon të lidhesh me foshnjën tënd me lindje të parakohshme. Gjithashtu, e ndihmon foshnjën të zhvillohet. Mund të përdorësh pamjen, prekjen dhe zërin për të luajtur me foshnjën tënde. Keni kujdes për gjuhën e trupit të foshnjës tënde, që ta dish se kur ajo ka luajtur mjaftueshëm.
Mësimi dhe zhvillimi kreativ parashkollor: ide dhe aktivitete
Inkurajoni kreativitetin parashkollor duke i dhënë fëmijës tuaj shumë kohë, materiale dhe hapësirë për lojë. Ndiqni shembullin e fëmijës suaj dhe rriteni besimin e tij me lavdërime përshkruese për aktivitetet e tij krijuese. Përdorni sende shtëpiake, objekte të ricikluara dhe materiale natyrore për të nxitur lojën kreative të fëmijës suaj.
Mësimi dhe zhvillimi kreativ i fëmijëve të moshës parashkollore: çfarë të presim
Loja kreative e zhvillon te fëmija i moshës parashkollore besimin, gjuhën, aftësitë fizike dhe të menduarit, imagjinatën dhe kuptimin emocional. Shfaqja dramatike i ndihmon fëmijët e moshës parashkollore ta kuptojnë botën. Artet dhe aktivitetet artizanale inkurajojnë aftësinë e të shprehuri dhe vendimmarrjen. Tingujt, muzika dhe vallëzimi iu mundësojnë parashkollorëve t’i shprehin të gjitha llojet e ndjenjave.
Zhvillimi i gjuhës: 3-4 vjeç
Tani fëmija juaj është në moshën parashkollore, ju mund të prisni biseda më të gjata dhe më komplekse për të gjitha llojet e gjërave. Zhvillimi i gjuhës te fëmijët e moshës 3-4 vjeçare përfshin gjithashtu një fjalor në rritje dhe një kuptim më të madh të rregullave themelore të gramatikës. Ju me siguri mund të prisni disa tregime zbavitëse!
Zhvillimi i fëmijës: pesë vitet e para
Zhvillimi ka të bëjë me mënyrën si fëmija juaj rritet fizikisht dhe emocionalisht dhe mëson të komunikojë, të mendojë dhe të shoqërohet. Në pesë vitet e para të jetës, truri i fëmijës suaj zhvillohet gjithnjë e më shpejt se në çdo kohë tjetër në jetën e tij. Marrëdhënia juaj me fëmijën tuaj është një nga ndikimet më të rëndësishme në mësimin dhe zhvillimin e fëmijës suaj. Në vitet e para, mënyra kryesore e fëmijës suaj për të mësuar dhe zhvilluar është përmes lojës.