Loja me foshnjat
|
Loja është thelbësore për zhvillimin e përgjithshëm, mësimin dhe mirëqenien e foshnjës suaj. Kur është fjala për të luajtur, ndiqni interesat e foshnjës suaj. Gjëja kryesore është bashkëveprimi me fëmijën tuaj. Idetë e lojës për fëmijën tuaj përfshijnë lojën kukafshehthi, bërja e zhurmës ose muzikën, këndimi i vjershave, leximi dhe të folurit. |
Lëvizja dhe loja: foshnjat
|
Në vitin e parë, foshnjat mësojnë ta ngrenë kokën, të rrokullisen, të ulen, të zvarriten, të qëndrojnë në këmbë dhe mundësisht të ecin. Loja është një mënyrë e shkëlqyer për ta bërë foshnjën tuaj të lëvizë dhe t’i zhvillojë aftësitë motorike. Koha e qëndrimit në bark i ndihmon bebet ta ndërtojnë forcën e nevojshme për t’u zvarritur dhe tërhequr dhe për të qëndruar në këmbë, kur janë më të rritura. Ide loje për zhvillimin motorik të foshnjës përfshijnë muzikë dhe lojë me zë, objekte që varen, lodra që shtyhen dhe tërhiqen e kështu me radhë. |
Lëvizja dhe loja: të sapolindurit
Përmes lojës, të sapolindurit mësojnë se çfarë mund të bëjnë trupat e tyre dhe ndërtojnë aftësitë e tyre motorike. Të porsalindurit fitojnë më shumë kontroll mbi trupat e tyre, derisa zhvillohen gjatë javëve të para. Idetë e lojës për zhvillimin motorik të të porsalindurve përfshijnë: kalimin e kohën i vendosur në bark, kalimin e kohës në dysheme dhe, pasi të rriten pak, loja me rraketake objekte të varura.
Fëmijët multilingual dhe bilingual: dobitë dhe sfidat
Nëse jeni bilingual, përdorni dy gjuhë. Nëse jeni multilingual, përdorni më shumë se dy gjuhë. Rritja e fëmijëve multlingual ose bilingual ka shumë dobi. Mund të krijojë lidhje të forta familjare dhe kulturore, dhe gjithashtu ka përfitime të mundshme në mësime. Megjithatë, rritja e fëmijëve multilingual ose bilingual mund të ketë sfida ndër vite.
Lavdërimi, inkurajimi dhe shpërblimet
Pavarësisht se sa të rritur janë fëmijët, lavdërimi dhe inkurajimi yt do t’i ndihmojnë të ndihen mirë me veten. Kjo ua rrit vetëvlerësimin dhe besimin. Ndonjëherë edhe shpërblimet mund të jenë të dobishme, sidomos nëse doni të inkurajoni sjellje të mira.
Leximi me fëmijën tuaj që nga lindja: në fotografi
Ndërveproni me fëmijën tuaj. Flisni me fëmijën tuaj. Lexoni libra
Leximi me foshnjat që nga lindja
Leximi, tregimi, të folurit dhe të kënduarit me fëmijën tuaj e ndihmon atë të mësojë për tingujt, fjalët dhe gjuhën. Foshnjave u pëlqen të dëgjojnë libra me rimë, ritëm dhe përsëritje të mirë.
Leximi dhe tregimi i historive (përrallave) me foshnja dhe fëmijë
Leximi dhe tregimi i përrallave me fëmijën tuaj e promovon zhvillimin dhe imagjinatën e trurit, e mëson fëmijën tuaj për gjuhën dhe emocionet dhe e forcon marrëdhënien tuaj. Ju nuk keni nevojë gjithmonë të lexoni libra. Provoni të shikoni libra me ilustrime, të këndoni vjersha dhe këngë, ose të tregoni histori nga kultura juaj. Mundohuni të ndani të paktën një libër ose histori çdo ditë.
Mësimi nga të qenit foshnje deri në vitet e moshës parashkollore
Që nga lindja, fëmija juaj mëson duke luajtur dhe eksploruar në një mjedis të sigurt dhe stimulues. Marrëdhëniet kryesore të fëmijës suaj e ndihmojnë atë t’i mësojë aftësitë e komunikimit, të menduarit dhe zgjidhjen e problemeve. Fëmija juaj mëson më së miri duke u përfshirë në mësim, duke luajtur në mënyrë aktive dhe duke u provuar shumë aktivitete të ndryshme me mbështetjen dhe inkurajimin tuaj.
Lodrat dhe lojërat për fëmijë
Lodra dhe lojëra për fëmijë — si e dini se çfarë është më e mira? Gjetja e lodrave, me të cilat fëmija juaj do të kënaqet dhe të mësojë, ka të bëjë me të kuptuar se cilat ide për lojë i përshtaten asaj moshe. Lodrat nuk kanë nevojë të jenë të shtrenjta. Disa nga lodrat më të mira kushtojë pak ose asgjë.