Koha e veçantë në cilësinë e babit: si ta arrini atë
|
Si baba, ju keni një ndikim të madh në zhvillimin e fëmijëve tuaj. Kontributi më domethënës që jepni është përmes ndërveprimeve tuaja të përditshme me fëmijët tuaj. Ja se si të veçoni pak kohë të posaçme si baba në rutinën tuaj. |
Ushqyerja me gji: si mund të ndihmojnë partnerët
|
Ushqyerja me gji është diçka që ju dhe partneri juaj mund ta bëni si ekip. Njohuria dhe mbështetja juaj do ta ndihmojë partnerin tuaj, derisa mëson ta ushqejë fëmijën me gji. Mësoni rreth përfitimeve të ushqyerjes me gji, si funksionon ajo, gjegjësisht si t’i ofroni ndihmë partnerin tuaj nëse ajo ka nevojë për të. Kërkoni mënyra praktike për të ndihmuar rreth foshnjës suaj dhe për të bërë punë shtesë shtëpiake. |
Të bëhesh baba: përshtatja me atësinë
|
Përvetësimi e përvojës praktike është mënyra më e mirë për t’i ndërtuar aftësitë dhe besimin tuaj si një baba i ri. Ndryshimet në marrëdhënie janë normale. Biseda me partnerin tuaj është mënyra më e mirë për t’i trajtuar këto ndryshime dhe për t’u kujdesur për marrëdhënien tuaj. Puna ekipore e prindërve është e dobishme edhe për ju edhe për foshnjën. Ka të bëjë me komunikimin, vendimmarrjen e përbashkët dhe zgjidhjen e problemeve pozitive. Ju dhe partneri juaj mund të keni nevojë t’i shqyrtoni rolet tuaja brenda dhe jashtë shtëpisë. |
Pas pastrimit të tymit
|
Tymi i ngelë (i mbetur) i duhanit (tymi terciar) - ekspozimi ndaj grimcave të nikotinës dhe kimikateve të tjera të dëmshme nga duhani, të cilat vazhdojnë shumë kohë pas pirjes së duhanit, për shkak të depozitimit të tyre në sipërfaqe të ndryshme. |
Depresioni perinatal te gratë (periudha e shtatzënisë dhe pas lindjes)
|
“Shenjat e depresionit antenatal ose postnatal përfshijnë ndryshime emocionale negative, që zgjasin më shumë se dy javë gjatë shtatzënisë ose pas lindjes. Nëse mendoni se mund të keni depresion antenatal ose postnatal, atëherë vizitoni mjekun tuaj. Ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor mund t’ju ndihmojë ta gjeni trajtimin e duhur për depresioni para lindjes ose pas lindjes. Mbështetja e familjes dhe miqve mund t’ju ndihmojë t’i menaxhoni simptomat e depresionit”. |
Nënat e reja: trupi juaj pas lindjes
|
Java e parë pas lindjes është një kohë e rëndësishme për të njohur fëmijën tuaj të ri, për të pushuar dhe për t’u shëruar. Është normale të kesh gjakderdhje vagjinale, pezmatim dhe dhimbje pasuese. Flisni me mjekun ose infermierin tuaj, nëse keni vështirësi me dhimbjen. Trupi juaj do të ndryshojë në muajt e parë pas lindjes. Për shembull, ju mund të keni mosmbajtje të urinës dhe të zorrëve, rënie të flokëve dhe vija si rezultat i zgjerimit të lëkurës. Nëse keni probleme me ushqyerjen me gji, flisni me mjekun ose infermieren tuaj. |
Si të flini më mirë: për prindërit
|
Gjumi është tema për të cilën flasin shumica e prindërve. Sa gjumë po bën? A po fle sa duhet? Ja sesi të flini më mirë, kur të jeni prind. |
Nënat dhe baballarët e rinj: zgjedhje të shëndetshme të jetesës
|
Urime për fëmijën tuaj të ri! Edhe pse jeni të fokusuar tek i porsalinduri juaj, është gjithashtu e rëndësishme të kujdeseni për veten me zgjedhje të shëndetshme të jetesës. Kjo do t’ju ndihmojë të jeni në gjendje të mirë për t’u kujdesur për fëmijën tuaj. |
Lindja e parakohshme: pyetje për të parashtruar
|
Para lindjes së parakohshme, është normale të shqetësoheni për foshnjën tuaj dhe veten tuaj. Mund t’u ndihmojë nëse merrni informacione për lindjen e parakohshme nga mjeku ose infermierja juaj. Ju mund të pyesni se ku do të lindë fëmija juaj dhe çfarë ndodh gjatë dhe pas lindjes së parakohshme. |
Prindër të vetëm dhe prindërimi i tillë pozitiv
|
Fëmijët ia dalin mirë kur kanë prindër mbështetës, që japin të ngrohtësi, janë të ndjeshëm, të përgjegjshëm dhe fleksibilë. Marrëdhëniet e fuqishme me fëmijët ndërtohen mbi momentet e përditshme, vëmendja pozitive, lavdërimet e kështu me radhë. Rregullat e qarta e inkurajojnë sjelljen e mirë dhe i ndihmojnë fëmijët të ndihen të sigurt. Ndoshta jo gjithmonë e bëni ekuilibrin prindëror siç duhet. Mos u bëj shumë e ashpër me veten. Është më mirë të mos u flasësh fëmijëve për problemet e të rriturve. Në vend të kësaj, merr mbështetje nga familja dhe miqtë. |