Një fëmijë është helmuar- Çfarë të bëjmë?
Telefononi menjëherë shërbimin mjekësor të urgjencës nëse vëreni ndonjë simptomë dhe shenja helmimi tek fëmija ose keni ndonjë dyshim për helmim -, për të marrë udhëzimet e nevojshme mbi veprimin e mëtejshëm dhe ndihmën në kohë për fëmijën.
Rekomandime për dhënien e ushqimeve tjera veç qumështit te fëmijët që nuk ushqehen me gji
|
Rekomandimet për marrjen e ushqimeve jo qumështore tek foshnjat, që nuk ushqehen me qumësht gjiri, janë të ngjashme me ato për fëmijët që ushqehen me gji, në aspektin e zgjedhjeve të ushqimit, përgatitjes së ushqimit, metodave të ushqyerjes dhe respektimit të nevojave të fëmijës. Të gjitha foshnjat më të vjetra se gjashtë muaj kanë nevojë për ushqime tjera veç qumështit. |
Cigaret elektronike (e-cigaret) - produkte të reja të duhanit
|
E-cigaret - një produkt tipik i shekullit 21, rezultat i depërtimit të teknologjisë në të gjitha poret e shoqërisë. Funksionimi i tyre bazohet në ngrohjen e një lëngu (i cili zakonisht përmban nikotinë) dhe krijimin e një përzierjeje të grimcave të vogla që lëshohen në ajër. |
Pirja e duhanit dhe KOVID-19
|
Në përgjithësi dihet se pirja e duhanit është një faktor i rëndësishëm rreziku për zhvillimin e shumë sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes, kështu që lind logjikisht pyetja - a ka dhe cili është ndikimi shëndetësor i konsumimit të duhanit gjatë pandemisë aktuale KOVID-19? |
Fëmija është mbytur me një trup të huaj - Manovra Heimlich
Manovra klasike Heimlich kryhet tek fëmijët më të mëdhenj se një vjeç.
Një fëmijë po mbytet - çfarë duhet të bëni?
Simptomat varen nga natyra e trupit të huaj dhe vendi ku ai ka ngecur në rrugët e frymëmarrjes. Kur një trup i huaj hyn në rrugët e frymëmarrjes, mund të ndodhë një skenë dramatike: frymëmarrja befas bëhet e vështirë, fëmija po mbytet, fillon të kollitet dhe të skuqet. Përderisa fëmija kollitet dhe merr frymë, ai/ajo nuk është në rrezik të menjëhershëm për vdekje. Sidoqoftë, nëse kollitja bëhet më e dobët, frymëmarrja është e vështirë, me gulçim, fytyra bëhet blu dhe fëmija humbet vetëdijen, atëherë trupi i huaj ka bllokuar plotësisht rrugët e frymëmarrjes.
Një fëmijë po mbytet - çfarë duhet të bëni?
Ka shenja që mund të tregojnë një mbytje që mund të ndodhë së shpejti: koka fëmijës e kthyer mbrapa me gojën hapur, sytë e mbyllur ose të përhumbur, frymëmarrje e thellë dhe vështirësi në frymëmarrje, tundje e krahëve, lëvizje nervozë dhe përpjekje të pasuksesshme për të notuar. Nuk është e pazakontë që mbytja të ndodhë në heshtje të plotë, pa qarë për ndihmë ose tinguj të tjerë paralajmërues.
Fëmija rrëzohet- çfarë duhet të bëj?
Shumica e rrëzimeve të fëmijëve përfundojnë pa pasoja ose fëmija vetëm gërvishtet ose plagoset. Megjithatë, duhet mbajtur parasysh se rrëzimet mund të kenë pasoja serioze, veçanërisht te foshnjat dhe fëmijët e vegjël.
Reduktimi i rrezikut për Vdekje të Papritur dhe aksidente fatale gjatë gjumit: në fotografi
Fjetje e sigurt: vendosni foshnjat në shpinë për të fjetur
Pozicioni i duhur për të fjeturI1
Vendoseni fëmijën tuaj të flejë në shpinë.
Gjumi i sigurt: 11 këshilla
Është e natyrshme që shpesh të kontrolloni të porsalindurin në gjumë për t'u siguruar që gjithçka është në rregull. Ju gjithashtu mund të ndërmerrni hapa të thjeshtë dhe efektivë të gjumit të sigurt për të minimizuar rrezikun e vdekjes së papritur tek foshnjat duke përfshirë Sindromën e Vdekjes së Papritur të Foshnjave si dhe aksidentet fatale të gjumit.