Si t’i zbuloni vështirësitë perinatale të prindërve
|
Është normale që nënat dhe baballarët të jenë shumë emocionalë pas lindjes së fëmijës. Ndryshimet hormonale, mungesa e gjumit, përshtatja në jetë me të porsalindurin, si dhe pritjet e tyre dhe të tjerëve në lidhje me rolin e tyre të ri prindëror mund të kërkojë shumë përkushtim. Shumica dërrmuese e grave kalojnë nëpër periudhë të ndryshimeve të papritura të disponimit, që janë të vështira për t’u shpjeguar në ditët e para pas lindjes. |
Shëndeti mendor i prindërve në periudhën perinatale
|
Periudha perinatale (periudha e shtatzënisë dhe pas lindjes) zakonisht është një kohë e shëndetit mendor të shëndoshë. Gjatë kësaj periudhe, gratë gjithashtu mund të vuajnë nga ndryshimet e disponimit dhe ankthi, por kjo zakonisht zgjidhet spontanisht kur hormonet stabilizohen në javët e para pas lindjes. |
Qendra e kujdesit për fëmijë: kur fëmija juaj nuk adaptohet me mjedisin e ri
|
Disa fëmijëve iu zgjat më shumë ose kanë nevojë për më shumë ndihmë për t'u rehatuar në qendrën e kujdesit të fëmijëve. Ndani informacione me edukatorët e fëmijës suaj për ndjenjat dhe përvojat e fëmijës suaj në qendrën e kujdesit të fëmijëve. Punoni me edukatorët për ta ndihmuar fëmijën tuaj të ndërtojë një marrëdhënie besimi me ta. |
Adaptimi i fëmijës në qendër e kujdesit për fëmijë (çerdhe): këshilla për javët e para
|
Mundohuni t’ia lehtësoni fëmijës suaj rutinën e re në qendrën e kujdesit për fëmijët. Gjeni kohë për të qëndruar me fëmijën tuaj në mëngjeset e para. Sigurohuni që fëmija juaj të ketë vëmendje dhe kohë të mjaftueshme për pushim dhe lojë të qetë në shtëpi. Një marrëdhënie e mirë me edukatorët e fëmijërisë së hershme mund t’i ndihmojë fëmijët të adaptohen. |
Fillimi i dërgimit të fëmijës në qendrat e kujdesit (çerdhet) për fëmijë: ndjenjat
|
Shumë fëmijë përjetojnë ankth nga ndarja dhe frikë nga të huajt kur fillojnë t’i vizitojnë qendrat e kujdesit për fëmijët. Këto janë pjesë normale të zhvillimit të fëmijës. Ju mund të ndjeni emocione të forta si ngazëllim ose ankth, kur fëmija juaj fillon të shkojë në qendrën e kujdesit. Jini pozitiv me fëmijën tuaj dhe nëse keni nevojë ndani shqetësimet tuaja me miqtë dhe familjet. |
Ndërtimi i marrëdhënieve me edukatorët dhe kujdestarët e qendrave për edukim në fëmijëri të hershme
|
Ndërtimi i marrëdhënieve të mira prindër-edukator është një nga mënyrat më të mira për ta mbështetur edukimin e hershëm të fëmijës suaj në qendrën e kujdesit të fëmijëve. Ju mund të krijoni marrëdhënie duke komunikuar rregullisht me edukatorët e fëmijës tuaj - për shembull, duke i përshëndetur ata çdo ditë. Një marrëdhënie e mirë e bën më të lehtë trajtimin e çështjeve të vështira kur të keni nevojë. |
Të qenit të vëmendshëm
|
Të qenit të vëmendshëm është t’i kushtoni vëmendje asaj që po ndodh tani, në këtë moment dhe në momentin pas tij. Të qenit të vëmendshëm mund ta rrisë mirëqenien emocionale dhe fizike, dhe të ndihmojë me stresin, ankthin dhe depresionin. Të qenit të vëmendshëm mund t’i ndihmojë fëmijët derisa rriten ta përballojnë stresin e studimit, punës dhe lojës. |
Ndihma e parë ndaj pickimit nga insektet
Eshtë e rëndësishme që së pari të identifikoni vendin e pickimit dhe llojin e insektit, në mënyrë që të përcaktoni nëse duhet ndihmë profesionale në institucionin më të afërt shëndetësor apo mund ta jepni vetë ndihmën e parë.
Baraspesha mes punës dhe jetës: këshilla për familjen tuaj
|
Ia vlen të mendoni për ekuilibrin mes punës dhe gjërave tjera të rëndësishme në jetë, sidomos fëmijëve dhe familjes. Një ekuilibër i mirë mes punës dhe jetës është i mirë si për fëmijët tuaj, po ashtu edhe për ju. |
Teknikat e çlodhjes: ushtrimet e frymëmarrjes
|
Keni nevojë të qetësoheni, të qetësoheni ose t’i menaxhoni ndjenjat e tua? Ndonjëherë është po aq e thjeshtë sa ta qetësoni frymëmarrjen. Të mësoni si të bëni ushtrime të frymëmarrjes është gjë e dobishme, sepse shumë teknika çlodhjeje i përfshijnë ushtrimet e frymëmarrjes. |