Shtatzënia: peshë e shëndetshme dhe rritja e peshës së trupit
Pesha e shëndetshme para dhe gjatë shtatzënisë është e mirë për ju dhe fëmijën tuaj.
Pas lindjes së foshnjës: çfarë të prisni në orët e para
Ajo që ndodh pas lindjes varet nga shtatzënia, akti i lindjes, lindja dhe mënyra se si foshnja juaj përshtatet me jetën jashtë mitrës. Ju mund të keni kontakt lëkurë me lëkurë me foshnjën tuaj menjëherë pas lindjes, po që se ju dhe foshnja juaj jeni mirë.
Lindja e fëmijës: javët e para
Në javët e para, pushoni sa herë që të mundeni dhe jepini vetes kohë për ta njohur foshnjën tuaj. Është e dobishme të dini se ku dhe si të merrni mbështetje në javët e para. Infermierja e patronazhit do t'ju vizitojë në shtëpi.
Rezultati i testit Apgar - vlerësimi i foshnjave në lindje
Testi Apgar është një metodë për vlerësimin e gjendjes së një të porsalinduri menjëherë pas lindjes, në mënyrë që nëse është e nevojshme, foshnja e porsalindur ta marrë kujdesin e duhur. Rezultati i ulët në minutat e para zakonisht nuk do të thotë se më vonë foshnja do të ketë probleme zhvillimore, ndërsa rezultati i lartë, si i tillë nuk është një garanci për zhvillimin e pritur psikomotorik.
Gjumi gjatë shtatzënisë
Pushimi dhe gjumi i mjaftueshëm gjatë shtatzënisë është i mirë si për ju, po ashtu edhe për foshnjën tuaj.
Nënat e reja: Javët e para
Në javët e para sa herë që të mundeni pushoni dhe jepini vetes kohë për ta njohur fëmijën tuaj. Është shumë e dobishme të dini se ku dhe si të merrni mbështetje në javët e para me fëmijën tuaj. Infermierja e maternitetit ka të ngjarë t’ju vizitojë në shtëpi. Kërkoni këshilla, nëse keni probleme me ushqyerjen me gji. Shumë gra përjetojnë depresion të lehtë për disa ditë pas lindjes. Megjithatë, ju lutem të kërkoni ndihmë, nëse nuk zhduket ndjenja e depresionit.
Lista për foshnjat e porsalindura: pajisjet për shtëpinë dhe foshnjën
Kur zgjidhni një krevat, dyshek ose ulëse makine, gjithmonë kërkoni një artikull që është mirëmbajtur mirë. Nëse një artikull është i dëmtuar ose nuk jeni të sigurt për sigurinë e tij, është më mirë të mos e pranoni ose blini atë. Është gjithashtu një ide e mirë ta inspektoni fizikisht artikullin para se ta blini. Mund të jetë e vështirë të gjykoni gjendjen e një artikulli të përdorur nga një foto në një faqe interneti.
Puna gjatë shtatzënisë: këshilla të dobishme
Shumë pushim, të ushqyerit e shëndetshëm dhe rrobat e rehatshme mund t'ju ndihmojnë të menaxhoni simptomat e shtatzënisë në punë. Është një ide e mirë të përgatiteni për lejen prindërore dhe të ktheheni në punë herët në shtatzëninë tuaj.
Pirja e duhanit ose cigareve elektronike kur partnerja juaj është shtatzënë
Pirja e duhanit ose përdorimi i cigareve elektronike pranë partneres suaj shtatzënë mund të dëmtojë foshnjën tuaj të palindur. Shtatzënia është një kohë e shkëlqyer për të lënë duhanin ose cigaret elektronike.
Lindja e parakohshme: përgatitja mendore dhe emocionale
Nëse e dini që do të keni një lindje të parakohshme, mund të keni shumë emocione të përziera. Kërkoni informacione nga mjeku juaj amë ose infermierja e patronazhit dhe bisedoni me prindërit tjerë, që kanë pasur foshnje me lindje të parakohshme. Ushtrimet relaksuese dhe mendimi pozitiv mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më të përgatitur për një lindje të parakohshme.