Aktivitete dimërore për t’i mbajtur fëmijët aktivë
Fëmija juaj mund të jetë akoma fizikisht aktiv edhe nëse jashtë është i ftohtë ose i lagësht. Mund të shkoni në plazh në mot të egër, të hidheni në pellgje ose të fluturoni një balonë. Nëse jeni duke qëndruar brenda, mund të krijoni lojëra fizikisht aktive, vallëzime dhe aktivitete. Opsionet tjera i përfshijnë qendrat e lojërave të brendshme dhe sportet dimërore.
Biseda dhe loja: fëmijët e vegjël
Qysh si foshnjë, fëmija juaj fillon të zotërojë gjuhën. Ju mund t’i inkurajoni aftësitë e të folurit të foshnjës me idetë e përditshme të lojës - duke dëgjuar fëmijën tuaj, duke biseduar së bashku, duke kënduar dhe duke treguar histori.
Mendimi dhe loja: foshnja
Që nga fillimi i jetës së saj, truri i foshnjës suaj punon fuqishëm, pasi fëmija krijon kuptim për botën dhe veten. Edhe kur duket si një lojë e thjeshtë, fëmija juaj mëson gjatë gjithë kohës. Këtu janë dhënë ide të thjeshta dhe argëtuese të lojës për ta mbështetur zhvillimin kognitiv të foshnjës suaj.
Stimulimi i tepërt: foshnja dhe fëmija
Një mjedis stimulues për të luajtur dhe për të eksploruar e ndihmon fëmijën të mësojë dhe të rritet. Mirëpo disa herë, aktivitetet e tepërta e shtojnë sasinë e stimulimit, kështu që koha e lirë është e rëndësishme edhe për fëmijën tuaj. Gjithçka ka të bëjë me gjetjen e një ekuilibri që është i përshtatshëm për fëmijën tuaj.
Zhvillimi i gjuhës: 3-12 muaj
Midis moshës tre muaj dhe një vit, ka shumë gjëra që ndodhin me zhvillimin e gjuhës së bebeve. Mund të presësh që fëmija yt të gugatë dhe të qeshë, të luajë me tinguj, të bërtasë dhe të fillojë të komunikojë me gjeste.
“Rrahja e alarmit”: lojë rutinë në mëngjes
Përgatitja e fëmijëve tuaj për shkollë ose për ta lënë shtëpinë mund të jetë një sfidë. “Rrahja e alarmit” është një lojë rutinë argëtuese e mëngjesit që i inkurajon ata të bashkëpunojnë.
Zhvillimi i shkrim-leximit
Zhvillimi i shkrim-leximit nënkupton mësimin për tingujt, fjalët dhe gjuhën. Shkrim-leximi është baza për aftësinë e fëmijës suaj për të lexuar, shkruar, komunikuar dhe shoqëruar. Ju mund ta zhvilloni shkrim-leximin e hershëm të fëmijës suaj duke komunikuar me fëmijën atë, duke i lexuar dhe duke luajtur me rimë. Zhvillimi i hershëm i shkrim-leximit ka të bëjë me aktivitetet e përditshme argëtuese si të kënduarit, të folurit dhe luajtja e lojërave.
Loja në ambient të hapur
|
Koha jashtë është një mundësi për fëmijën tuaj, si dhe të gjithë familjen, që të ketë përvoja dhe aventura interesante. Luajtja jashtë shpesh do të thotë “fëmija do të përlyhet” - duke luajtur me baltë, duke luajtur në tokë, duke mbledhur gjethe, bari, duke shkruar me lule duke shtypur ngjyrën e tyre... Edhe pse jo aq pastër sa loja e zakonshme në shtëpi – megjithatë loja në ambient të hapur është shumë më shumë argëtuese! |
Zhvillimi i gjuhës: 4-5 vjeç
Fëmija juaj i moshës parashkollore ka aq shumë për t’ju treguar dhe kaq shumë fjalë për të përdorur! Zhvillimi i gjuhës te fëmijët e moshës katër dhe pesë vjeçare përfshin një fjalor vazhdimisht në rritje. Fëmija juaj gjithashtu do të tregojë se ai i kupton rregullat themelore të gramatikës. Madje do të jeni në gjendje ta kuptoni pothuajse të gjithë atë që fëmija juaj ua thotë.
Zhvillimi i gjuhës: 3-4 vjeç
Tani fëmija juaj është në moshën parashkollore, ju mund të prisni biseda më të gjata dhe më komplekse për të gjitha llojet e gjërave. Zhvillimi i gjuhës te fëmijët e moshës 3-4 vjeçare përfshin gjithashtu një fjalor në rritje dhe një kuptim më të madh të rregullave themelore të gramatikës. Ju me siguri mund të prisni disa tregime zbavitëse!