Abuzimi fizik i fëmijëve
“Abuzimi fizik i një fëmije nënkupton gjdo lloj te sjelljes ndeshkurese qe shpie ne keqtrajtimin e shpeshtë ose të njëhershëm të fëmijës, gjdo lloj te vepriit apo mos veprimit qe si pasoje shkakton dhe perdore forcen fizike qe shkaktojne qëllimshëm të dhimbjes, lëndimin trupor, si dhe çdo trajtim i prindërve dhe personave tjerë që përfshijnë një rrezik potencial të lëndimit trupor.” |
Një fëmijë po mbytet - çfarë duhet të bëni?
Simptomat varen nga natyra e trupit të huaj dhe vendi ku ai ka ngecur në rrugët e frymëmarrjes. Kur një trup i huaj hyn në rrugët e frymëmarrjes, mund të ndodhë një skenë dramatike: frymëmarrja befas bëhet e vështirë, fëmija po mbytet, fillon të kollitet dhe të skuqet. Përderisa fëmija kollitet dhe merr frymë, ai/ajo nuk është në rrezik të menjëhershëm për vdekje. Sidoqoftë, nëse kollitja bëhet më e dobët, frymëmarrja është e vështirë, me gulçim, fytyra bëhet blu dhe fëmija humbet vetëdijen, atëherë trupi i huaj ka bllokuar plotësisht rrugët e frymëmarrjes.
Një fëmijë po mbytet - çfarë duhet të bëni?
Ka shenja që mund të tregojnë një mbytje që mund të ndodhë së shpejti: koka fëmijës e kthyer mbrapa me gojën hapur, sytë e mbyllur ose të përhumbur, frymëmarrje e thellë dhe vështirësi në frymëmarrje, tundje e krahëve, lëvizje nervozë dhe përpjekje të pasuksesshme për të notuar. Nuk është e pazakontë që mbytja të ndodhë në heshtje të plotë, pa qarë për ndihmë ose tinguj të tjerë paralajmërues.
Fëmija rrëzohet- çfarë duhet të bëj?
Shumica e rrëzimeve të fëmijëve përfundojnë pa pasoja ose fëmija vetëm gërvishtet ose plagoset. Megjithatë, duhet mbajtur parasysh se rrëzimet mund të kenë pasoja serioze, veçanërisht te foshnjat dhe fëmijët e vegjël.
Reduktimi i rrezikut për Vdekje të Papritur dhe aksidente fatale gjatë gjumit: në fotografi
Fjetje e sigurt: vendosni foshnjat në shpinë për të fjetur
Pozicioni i duhur për të fjeturI1
Vendoseni fëmijën tuaj të flejë në shpinë.
Gjumi i sigurt: 11 këshilla
Është e natyrshme që shpesh të kontrolloni të porsalindurin në gjumë për t'u siguruar që gjithçka është në rregull. Ju gjithashtu mund të ndërmerrni hapa të thjeshtë dhe efektivë të gjumit të sigurt për të minimizuar rrezikun e vdekjes së papritur tek foshnjat duke përfshirë Sindromën e Vdekjes së Papritur të Foshnjave si dhe aksidentet fatale të gjumit.
Ndihma e parë ndaj pickimit nga insektet
Eshtë e rëndësishme që së pari të identifikoni vendin e pickimit dhe llojin e insektit, në mënyrë që të përcaktoni nëse duhet ndihmë profesionale në institucionin më të afërt shëndetësor apo mund ta jepni vetë ndihmën e parë.
Çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj është kafshuar nga një qen?
Qentë e mëdhenj janë konsideruar zakonisht të rrezikshëm për një fëmijë, sepse ata mund të dëmtojnë fytyrën ose qafën e tij më lehtë. Por duhet të kihet parasysh se qentë e vegjël mund të jetë po aq të rrezikshëm, veçanërisht kur ata afrohen papritur, sepse ata mund të kafshojnë një fëmijë nga frika.
Një fëmijë është djegur- çfarë të bëjmë?
Lëkura e fëmijëve është më e hollë se e të rriturve, kështu që edhe një kontakt i shkurtër me një objekt të nxehtë ose lëng mund të shkaktojë djegie më të thella ose të ndikojë në një zonë më të madhe të lëkurës, dhe pasojat mund të jenë më të rënda dhe të shërohen më gjatë. Prandaj, duhet të reagosh shpejt për të parandaluar ndërlikimet.
Një fëmijë është helmuar- Çfarë të bëjmë?
Telefononi menjëherë shërbimin mjekësor të urgjencës nëse vëreni ndonjë simptomë dhe shenja helmimi tek fëmija ose keni ndonjë dyshim për helmim -, për të marrë udhëzimet e nevojshme mbi veprimin e mëtejshëm dhe ndihmën në kohë për fëmijën.