Tendosjet, ndrydhjet, dislokimet, frakturat
Parandalimi i dëmtimeve të muskujve dhe sistemit muskulor dhe skeletit është i rëndësishëm për shkak të shpeshtësisë së tyre të madhe, dhe përfshin qëndrimin e sigurt të fëmijës në shtëpi, në parkun e lojërave, në automjet, përdorimin e pajisjeve mbrojtëse gjatë aktiviteteve sportive dhe rekreative, si dhe shmangien e ushtrimit të tepruar.
Ndryshimet në vendin e pickimit nga insektet dhe reaksionet alergjike - si t’i njihni ato?
Ndryshimet dhe reaksionet që ndodhin si pasojë e insekteve zakonisht manifestohen si ndryshime në vendin e pickimit dhe si reaksione që ndikojnë në të gjithë trupin e fëmijës.
Si t'i parandalojmë pickimet e insekteve?
Shumica e pickimeve të insekteve janë të buta, duke shkaktuar vetëm ndryshime të kufizuara në lëkurë, kruajtje ose ënjtje në vendin e pickimit.
Çfarë do të thotë abuzimi dhe neglizhimi i fëmijës?
“Abuzimi është çdo formë e abuzimit fizik, emocional dhe seksual, neglizhimi, trajtimit neglizhues ose shfrytëzimit të një fëmije që rezulton në rrezik aktual ose potencial për shëndetin, mbijetesën, zhvillimin ose dinjitetin e fëmijës.”
Sindroma e vdekjes së papritur - shkaqet dhe parandalimi
Sindroma e vdekjes së papritur është dukuri e papritur e vdekjes së një fëmije që në dukje është i/e shëndetshëm/e, i/e cili/a nuk ka simptoma ose pamje klinike të ndonjë sëmundje. Në varësi të moshës, ne bëjmë dallimin midis sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave (SVPF) dhe vdekjes së papritur të pashpjegueshme në sindromën e fëmijërisë.
Siguria e lodrave
Prindërit dhe kujdestarët duhet të sigurohen që loja e fëmijëve të jetë sa më e sigurt, duke zgjedhur lodra dhe rekuizita për kohën e lirë dhe rekreacion në përputhje me moshën dhe aftësitë motorike të fëmijës, duke i mësuar atij/asaj se si t’i përdorë ato në mënyrë të sigurt dhe duke mbikëqyrur vazhdimisht fëmijët e vegjël gjatë lojës.
Ngrirja
Ngrirja (ose hipotermia) është një gjendje shumë serioze që ndodh kur temperatura e trupit bie nën 35 °C. Shkaqet më të zakonshme që mund të çojnë në hipotermi janë: djersitja në mot të ftohtë, kushtet e motit me temperatura të ulëta, lagështia dhe era, mbytja në ujë (veçanërisht nëse temperatura e ujit është nën 10 °C), dehidratimi, etj.
Çfarë mund të bëni nëse e vëreni abuzimin dhe/ose neglizhimin e fëmijëve në mjedisin tuaj?
Nëse e vëreni ndonjë nga shenjat e mëposhtme te fëmijët në mjedisin tuaj, mund të dyshoni se është rasti i abuzimit dhe neglizhimit.
|
- Mosbesimi i fëmijës ose kujdes ekstrem ndaj të gjithë të rriturve;
- Sjellja jashtëzakonisht agresive, e nënshtruar, e shqetësuar ose brengosëse e fëmijës;
- Vetëbesim i ulët, tërheqje ose vështirësi në vendosjen e marrëdhënieve me të rriturit ose fëmijët e tjerë;
- Bindja e tepërt dhe përulësia për t’i kënaqur të rriturit;
Neglizhimi i fëmijëve
Neglizhimi ndodhë kur një prind ose një kujdestar nuk i plotëson nevojat e fëmijës në një masë që ndikon ndjeshëm në zhvillimin fizik dhe mendor të fëmijës. Neglizhimi nuk është gjithmonë i qëllimshëm dhe kufiri kur fillon nuk është gjithmonë plotësisht i qartë.
Neglizhimi i femijes nenkupton mosveprimin me ose pa dashje nga ana e personit, prindit ose kujdestarit, dhe shkaton pasoja ne rritjen, mireqenien, edukimin e femijes, arsimimin duke rrezikuar jeten, integritetin fizik dhe mendor ne zhvillimin e femijes.Abuzimi emocional (psikologjik) i fëmijës
“Abuzimi emocional është sjellja armiqësore ndaj një fëmije nga një prind ose një person tjetër që kujdeset për të.”