Qumështi formulë për foshnja
Formulat e foshnjave (qumështi formulë) janë e vetmja zgjedhje e sigurt për fëmijët që nuk marrin gji. Përdorimi i formulës së përshtatshme foshnjore rekomandohet gjatë 12 muajve të parë; ju mund të filloni t'i jepni qumësht lope fëmijës suaj kur ai/ajo është një vjeç.
Lojë në natyrë
Lodra të bëra në shtëpi dhe aktivitete falas për fëmijët
Vështirësitë e hershme në shkrim dhe lexim
Vështirësitë e hershme në shkrim-lexim përfshijnë probleme me të folurit dhe dëgjimin, njohjen e shkronjave dhe artikulimin e fjalëve. Foshnjat dhe fëmijët i zhvillojnë aftësitë gjuhësore me ritme të ndryshme, kështu që jo të gjitha problemet e hershme me gjuhën janë shenja të vështirësive në shkrim-lexim. Konsideroni të merrni këshilla profesionale nëse fëmija juaj është 3-4 vjeç dhe jeni të shqetësuar për mënyrën se si ai/ajo flet, dëgjon dhe njeh shkronjat.
Të zhvillojmë aftësitë e para të numërimit
Numërimi është aftësia për të zbatuar konceptet e matematikës në të gjitha fushat e jetës. Mund t'i ndihmosh fëmijët të zhvillojnë aftësitë e numrave dhe të matematikës, si edhe ndjenjat pozitive për matematikën, nëpërmjet aktiviteteve të përditshme, si numërimi, shikimi i formave dhe të folurit për përmasat. Është mirë të ndërtosh aftësitë e numrave dhe matematikës së fëmijës tënd nëpërmjet lojës. Për shembull, përpiqu të këndosh këngë me numër.
Vështirësi për aktivitetin fizik të fëmijëve: si t'i kapërcejmë ato!
Pengesat e përbashkëta për aktivitetin fizik të fëmijëve përfshijnë kohën e qëndrimit ulur, hapësira të kufizuara për lojë, oraret e ngarkuara dhe kohën e qëndrimit para ekranit. Shikoni sesa kohë fëmija juaj qëndron ulur apo i/e kufizuar, si dhe mendoni mbi hapësirën tuaj, orarin e familjes dhe qasjen ndaj kohës para ekranit. Me disa rregullime, ju mund t'i kushtoni më shumë kohë, mundësive për aktivitet fizik.
Aktivitet fizik për fëmijët e vegjël
Aktiviteti fizik mund të fillojë shumë herët në jetë si pjesë e lojës së përditshme. Kur jeni duke zgjedhur aktivitete për fëmijët e vegjël, përqendrohuni në argëtim dhe lojë. Të paktën 30 minuta kohë në ditë i ndihmon foshnjat të rriten e të zhvillohen. Fëmijët e moshës 1-5 vjeç kanë nevojë për aktivitet fizik për të paktën tri orë çdo ditë, duke përfshirë edhe ndonjë lojë energjike.
Loja e ashpër dhe me përplasje: aktivitete për fëmijët 1-6 vjeçar
Loja e ashpër dhe me përplasje është ngjitja, mundja, rrotullimi dhe madje edhe loja luftarake. Loja e ashpër dhe me përplasje është argëtuese dhe paraqet stërvitje të mirë. Kjo iu lejon fëmijëve t’i praktikojnë aftësitë fizike dhe sociale. Gjithçka që ju nevojitet është një hapësirë për fëmijën tuaj, që ta shijojë lojën e ashpër dhe me përplasje.
Aktivitete dimërore për t’i mbajtur fëmijët aktivë
Fëmija juaj mund të jetë akoma fizikisht aktiv edhe nëse jashtë është i ftohtë ose i lagësht. Mund të shkoni në plazh në mot të egër, të hidheni në pellgje ose të fluturoni një balonë. Nëse jeni duke qëndruar brenda, mund të krijoni lojëra fizikisht aktive, vallëzime dhe aktivitete. Opsionet tjera i përfshijnë qendrat e lojërave të brendshme dhe sportet dimërore.
Biseda dhe loja: fëmijët e vegjël
Qysh si foshnjë, fëmija juaj fillon të zotërojë gjuhën. Ju mund t’i inkurajoni aftësitë e të folurit të foshnjës me idetë e përditshme të lojës - duke dëgjuar fëmijën tuaj, duke biseduar së bashku, duke kënduar dhe duke treguar histori.