Cilat janë pozitat më të mira për të ndihmuar me dhimbjet e lindjes?
Lëvizja nëpër shtëpi, qëndrimi në këmbë dhe ushtrimet me ulje-ngritje janë gjithashtu disa nga pozitat më të mira.
Nuk ekziston një pozitë e cila është më e mira. Në fakt, shumica e femrave kanë tendenca që të ndryshojnë pozitat shpesh gjatë dhimbjeve të lindjes. Lejoni trupin tuaj të ju udhëzoj. Sugjerohet që të mos qëndroni e shtrirë për kohë të gjatë. Studimet kanë treguar që gratë të cilat kanë ecur dhe qëndruar drejtë gjatë periudhës së hershme dhe aktive të dhimbjeve të lindjes e kanë zvogëluar kohën e lindjes për një orë.
Praktikat e Prindërimit
Vitet e para janë thelbësore për zhvillimin e trurit, pasi përvojat dhe marrëdhëniet që fëmijët e vegjël kanë me njerëzit e rëndësishëm në jetën e tyre përcaktojnë edhe mënyrën e zhvillimit të trurit të tyre.
Gjeni këtu disa këshilla të përgjithshme lidhur me praktikat e mira dhe të dëmshme të prindërimit:
Praktikat e mira të prindërimit
Të Mësuarit dhe Edukimi në Fëmijëri të Hershme
Vitet e para janë thelbësore për zhvillimin e trurit, pasi përvojat dhe marrëdhëniet që fëmijët e vegjël kanë me njerëzit e rëndësishëm në jetën e tyre përcaktojnë edhe mënyrën e zhvillimit të trurit të tyre.
Gjeni këtu disa këshilla të përgjithshme se si prindërit mund të ndihmojnë zhvillimin dhe edukimin në fëmijërinë e hershme:
Prindërimi përmes lojës
Prindërimi përmes lojës nënkupton angazhimin aktiv të prindërve me fëmijët e tyre, me synimin për të mbështetur dhe nxitur zhvillimin e tyre. Në vitet e para të jetës së fëmijës, çdo moment paraqet mundësi të artë që ata të zhvillohen dhe të mësojnë për të arritur potencialin e tyre. Nga momentet e para të ëmbla si i/e porsalindur deri te ditët e kopshtit, prindërimi përmes lojës vendos themelet e zhvillimit të metutjeshëm të fëmijës.
Pozicionet e ushqyerjes me gji
Sfidat gjatë gjidhënies
Thuhet se gjidhënia është e lehtë, mirëpo ajo kërkon kohë dhe praktikë si për nënat ashtu edhe për foshnjat. Shumë nëna përjetojnë sfida me gjidhënie, por mbështetja e duhur mund t’i ndihmojë në tejkalimin e këtyre problemeve.
Nëse përballeni me probleme me gjidhënie, kërkoni mbështetje nga ofruesi i kujdesit shëndetësor.
Këtu janë disa nga problemet më të zakonshme të gjidhënies dhe këshillat tona që mund t’ju ndihmojnë të gjeni zgjidhje.
1. Si të sigurohem që foshnja ime të jetë e puthitur mirë?
Infektimi me COVID-19 - gjendja klinike tek të rriturit dhe fëmijët
COVID-19 është një infeksion i rrugëve të frymëmarrjes i shkaktuar nga koronvirusi i ri, SARS-CoV-2. Ai u diagnostikua për herë të parë në Wuhan, Kinë, në dhjetor 2019.
Ushqyerja me gji gjatë shtatzënisë
“Ju e ushqeni me gji fëmijën tuaj dhe zbuloni se jeni shtatzënë. Nuk dëshironi të ndaloni ushqyerjen me gji shumë shpejt, por jeni të shqetësuar se si ndikon shtatzënia në ushqyerjen me gji dhe si ndikon ushqyerja me gji në shtatzëni. Nuk ka dëshmi se ushqyerja me gji mund të rrezikojë një shtatzëni që të zhvillohet pa komplikime. Po ashtu, shtatzënia nuk ndikon në sasinë dhe cilësinë e qumështit. “
Dhuna në familje: efektet mbi prindërit, fëmijët dhe familjet dhe komuinitetin
Kontrolli shëndetësor rutinë: në moshën 2 vjeç
Fëmija juaj ecën, vrapon, ngjit shkallë, mund të ngasë një biçikletë me tre rota, mund të flakë një objekt. Përdor tri ose më shumë fjalë në fjali, ndjek urdhra të thjeshta me fjalë të qarta dhe fjali të shkurtra, si për shembull: “Më jep topin e kuq”. Përdor objekte për të përfaqësur objekte të tjera, për shembull një qese për një kapele, një shkop për një kalë. Ndërton fjalinë e parë me një kuptim të caktuar, fiton më shumë pavarësi, përpiqet të hajë vetë, shton komunikimin me të tjerët, përdor fjali të thjeshta.