Çfarë është rikuperimi pas një lindje cezariane?

Zakonisht zgjat më shumë që të shëroheni nga një lindje cezariane se nga lindja vaginale. Ju duhet të prisni të qëndroni në spital 2 deri në 4 ditë pas një operacioni cezarian. Ndërsa shërimi i plotë zakonisht zgjat 4-6 javë.

Si mund të jeni gati për një prerje cezariane ose lindje me operacion?

Këtu janë disa këshilla për t’u përgatitur për lindjen me operacion:

Cili është plani i vizitave të paslindjes?

Plani i vizitave të paslindjes është një plan që ju dhe mjeku juaj bëni së bashku. Kjo ju ndihmon të përgatiteni për kujdesin tuaj mjekësor pas lindjes. Mos prisni derisa të lindni foshnjën tuaj për të bërë planin. Bëni atë gjatë shtatzënisë në një nga kontrollet tuaja për kujdesin gjatë shtatzënisë.

Për të bërë planin tuaj, bisedoni me mjekun tuaj para se të lindni për:

Komplikimet në shtatzëni

Komplikimet e shtatëzanisë

Komplikimet e shtatzënisë janë gjendje shëndetësore që mund të kenë nevojë për kujdes të specializuar.

Gjatë gjithë shtatzënisë, shkoni në të gjitha kontrollat e kujdesit para lindjes, edhe nëse ndjeheni mirë. Marrja e kujdesit të rregullt para lindjes mund t’ju ndihmojë të hetoni komplikimet qysh herët – dhe ndoshta edhe t’i parandaloni ato.

Baballarët - A luan me të vërtetë rol përfshirja ime?

Po! Është vërtetuar se përfshirja e babait korrelon pozitivisht me më pak probleme të sjelljes dhe zhvillim kognitiv më të mirë për fëmijën tuaj.

Studimet që kanë analizuar ndikimin e pranisë së të atit gjatë fëmijërisë tregojnë që ata fëmijë që kanë pasur një baba të përfshirë më herët, mesatarisht kanë më pak probleme me sjellje, aktivitet më të ulët kriminal, stabilitet më të mirë ekonomik, zhvillim më të mirë kognitiv, performancë më të mirë në shkollë dhe janë më pak të stresuar gjatë moshës së maturisë (Sarkadi, Kristiansson, Oberklaid, dhe Bremberg, 2008).

Inkurajoni gruan tuaj - Cilat vizita të para-lindjes duhet të bëhen?

Cilat vizita të para-lindjes duhet të bëhen?

Inkurajoni gruan tuaj që të vizitojë mjekun sa më herët që të jetë e mundur gjatë shtatzënisë pasi që kjo mund të ndihmojë të përcaktohet se sa javë ka që ajo është shtatzënë, dhe të identifikoni ndonjë komplikim të mundshëm. Shoqërojeni atë në këto vizita dhe poashtu mund të bëni edhe pyetje. Ju mund të kënaqeni gjatë ultrazërit pasi do të mund të shihni foshnjën në monitor dhe të dëgjoni rrahjet e saj/tij të zemrës.

Pse ka rëndësi përfshirja e babait

Studimet që kanë analizuar ndikimin e pranisë së të atit gjatë fëmijërisë tregojnë që ata fëmijë që kanë pasur një baba të përfshirë më herët, mesatarisht kanë më pak probleme me sjellje, aktivitet më të ulët kriminal, stabilitet më të mirë ekonomik, zhvillim më të mirë kognitiv, përformancë më të mirë në shkollë dhe janë më pak të stresuar gjatë moshës së adoleshencës.