Shtatëzania - Problemet me gjumin
Pothuajse të gjitha gratë shtatzëna kanë probleme të llojeve të ndryshme me gjumin. Këto probleme mund të përfshijnë:
- Vështirësi për të fjetur
- Gjumi nuk është çlodhës
- Gjumi ndërprehet disa herë gjatë natës
- Problem për ta kthyer gjumin
Shkaqet e vështirësive të gjumit gjatë shtatzënisë
Shtatzënia e hershme
Një numër i problemeve mund të kontribuojnë në pagjumësinë tuaj gjatë shtatzënisë. Në shtatzëninë e hershme:
Shëndeti dhe siguria në punë gjatë shtatzënisë
Shumica e grave që punojnë mund të vazhdojnë të punojnë gjatë shtatzënisë së tyre. Disa gra do të punojnë deri në fund të muajit të nëntë të shtatzënisë.
Mirëpo gjatë shtatzënisë nëse jeni duke punuar, mund të hasni në disa sfida. Duke qëndruar të sigurt dhe rehatshëm në vendin e punës, larg aktiviteteve të rrezikshme, ju mund të keni një shtatzëni të shëndetshme edhe pse punoni.
Si mund t’i menaxhoni shqetësimet e zakonshme të shtatzënisë në punë?
Si ta planifikoni pushimin e lindjes?
Shumë gra punojnë gjatë shtatzënisë, disa prej të cilave deri në ditën e fundit të lindjes. Këtu janë disa gjëra që ju mund t’i bëni për ta ndihmuar veten tuaj me krijimin e kushteve më të mira të punës, gjatë periudhës së shtatzënisë.
Kur është koha më e mirë për t’i treguar punëdhënësit tuaj se jeni shtatzënë?
Ju jeni ajo që do të vendosni se kur duhet ta kuptojnë të tjerët se ju jeni shtatzënë. Disa gra presin deri pas tremujorit të parë, kur rreziku i abortit është më i ulët, ndërsa një pjesë tjetër nuk mund të presin për ta ndarë lajmin me të tjerët.
Stresi dhe shtatzënia
Gjatë periudhës së shtatzënisë, përveç ndryshimeve që pasojnë në familje, të njëjtën kohë vijnë ndryshimet edhe në trupin e gruas shtatzënë, duke përjetuar emocione të ndryshme në të njëjtën kohë. Shpesh herë ndodhë që ndryshimet emocionale të rrisin nivelin e stresit përgjatë kësaj periudhe.
Shtatzënia është një kohë e shumë ndryshimeve. Trupi, emocionet tuaja dhe jeta e familjes suaj është duke ndryshuar. Ju mund të mirëprisni këto ndryshime, por ato mund të shtojnë strese të reja në jetën tuaj.
Si ta kuptoj nëse jam shtatzënë?
Ndjesia për të vjellë, lodhja, dhe ndryshimi i humorit/qejfit janë disa nga shenjat e hershme.
Një test i thjeshtë i shtatzënisë mund të konfirmojë nëse ju jeni shtatzënë, mirëpo disa gra mund të përjetojnë shenja më të hershme për shkak të ndërrimit të hormoneve.
Shenja të tilla përfshijnë:
Shtatëzania - Zbutja e shqetësimeve
Provoni këto këshilla që të lehtësoni shqetësimet e zakonshme gjatë shtatzënisë:
Shtatëzania - Çka është e sigurt/e lejueshme?
Shëndeti i foshnjës suaj varet nga ju, prandaj duhet ta keni parasysh se çka është e lejueshme gjatë shtatzënisë
Nëse e vëreni se keni ndonjë nga këto shenja, menjëherë kontaktoni mjekun tuaj ose shkoni në spital, sepse ato mund të jenë shenja paralajmëruese se diçka është duke rrezikuar shëndetin tuaj apo të fetusit (foshnjës tuaj të pa-lindur):
Shtatëzania - Kur duhet të vizitohem te mjeku?
Sa më herët që është e mundur! Këtu mund të gjeni orarin e kontrolleve për gratë shtatzëna dhe çfarë mund të prisni gjatë atyre kontrolleve
Vizitoni mjekun sa më parë që të keni mundësi gjatë shtatzënisë suaj pasi kjo do t’ju ndihmojë në përcaktimin se sa javë jeni shtatzënë, si dhe në identifikimin e komplikimeve të mundshme. Shkoni për vizitë e shoqëruar nga partneri, ndonjë familjar, apo shok/shoqe — për përkrahje, por edhe ata mund të kenë ndonjë pyetje rreth gjendjes tuaj.
Shëndeti oral gjatë shtatzënisë
Shëndeti oral paraqet shëndetin e gojës dhe dhëmbëve.
Kjo është një pjesë mjaft e rëndësishme e shëndetit tuaj të përgjithshëm.
Disa studime tregojnë një lidhje në mes periodontitis, lindjes së parakohshme (lindja para javës së 37 të shtatzënisë) si dhe fëmijëve me nënpeshë.
Në mënyrë që të jeni të shëndetshëm duhet që fillimisht gjatë shtatzënisë të kujdeseni mirë për mishrat e dhëmbëve dhe dhëmbët.
Si mjekohet diabeti gestacional?
Si mjekohet diabeti gestacional?
Nëse keni diabet gestacional (GDM), mjeku juaj i kujdesit prenatal do të propozoj t’ju shohë më shpesh në kontrollet e kujdesit para lindjes, në mënyrë që të monitorojë nga afër ju dhe fëmijën tuaj për të ndihmuar në parandalimin e problemeve. Në çdo kontroll, ju duhet të bëni testet për t’u siguruar që ju dhe fëmija juaj jeni mirë. Testet përfshijnë një jostres test (nonstres) dhe një profil biofizik.