Shëndeti oral gjatë shtatzënisë
Shëndeti oral paraqet shëndetin e gojës dhe dhëmbëve.
Kjo është një pjesë mjaft e rëndësishme e shëndetit tuaj të përgjithshëm.
Disa studime tregojnë një lidhje në mes periodontitis, lindjes së parakohshme (lindja para javës së 37 të shtatzënisë) si dhe fëmijëve me nënpeshë.
Në mënyrë që të jeni të shëndetshëm duhet që fillimisht gjatë shtatzënisë të kujdeseni mirë për mishrat e dhëmbëve dhe dhëmbët.
Si mjekohet diabeti gestacional?
Si mjekohet diabeti gestacional?
Nëse keni diabet gestacional (GDM), mjeku juaj i kujdesit prenatal do të propozoj t’ju shohë më shpesh në kontrollet e kujdesit para lindjes, në mënyrë që të monitorojë nga afër ju dhe fëmijën tuaj për të ndihmuar në parandalimin e problemeve. Në çdo kontroll, ju duhet të bëni testet për t’u siguruar që ju dhe fëmija juaj jeni mirë. Testet përfshijnë një jostres test (nonstres) dhe një profil biofizik.
Shtatëzania - Muaji i nëntë
Si po ndryshon trupi im?
- Kërthiza juaj mund të rrijë jashtë.
- Frymëmarrja mund të lehtësohet pasi që foshnja të lëvizë poshtë. Por ju do të duhet të shkoni në tualet më shpesh pasi që foshnja bën presion në fshikëzën tuaj.
- Ju duhet të ndjeni foshnjën tuaj duke gjuajtur dhe lëvizur deri në momentin kur ju jeni duke lindur. Tregoni mjekut tuaj nëse keni vërejtur ndonjë ndryshim se sa shpesh po lëviz foshnja juaj.
- Ju mund të mos ndjeheni rehat nga presioni dhe pesha e foshnjës.
Shtatëzania - Muaji i tetë
Si po ndryshon trupi im?
- Nëse shtatzënia juaj është e shëndoshë, pritni që dhimbjet të fillojnë vetvetiu. Nëse vendosni për një lindje të induktuar (të nxitur nga ju për tu kryer para kohe) në një shtatzëni të shëndoshë, atëherë bisedoni me mjekun tuaj. Prisni deri sa ju jeni 39 javë shtatzënë. Jepini kohë foshnjës suaj që të zhvillohet para se të lindë.
- Këtë muaj, ju mund të keni shtrëngime (kontraksione) më të forta të barkut.
- Kulloshtra (sekretimi i parë nga gjëndrat e qumështit) mund të rrjedhë nga gjoksi juaj.
Shtatëzania - Muaji i shtatë
Si po ndryshon trupi im?
- Ju duhet ta ndjeni foshnjën tuaj duke lëvizur. Përderisa foshnja po rritet, juve mund t’ju duket sikur ajo është duke u rrotulluar. Tregoni mjekut tuaj nëse keni vërejtur ndonjë ndryshim në lëvizjen e foshnjës suaj.
- Këmbët dhe nyjat e këmbëve mund t’ju jenë ënjtur. Mundohuni t’i shtrini këmbët dhe t’i mbani të ngritura lartë.
Shtatëzania - Muaji i gjashtë
Si po ndryshon trupi im?
- Lëkura mbi barkun tuaj mund t’ju kruhet dhe të çahet (krijohen vija në lëkurë, sidomos në bark, të shkaktuara nga zgjatja e lëkurës). Përdorni losion (krem, lëng për fërkim) dhe vishni rroba të gjëra.
- Mund të keni dhimbje në shpinën tuaj. Mos qëndroni në këmbë për periudha të gjata.
- Mos bartni gjëra të rënda.
- Ju mund të ndjeni dhimbje në pjesët anësore të barkut përderisa mitra juaj po zgjerohet.
- Ju mund të vuani nga kapsllëku. Pini më shumë ujë ose lëng frutash.
Shtatëzania - Muaji i pestë
Si po ndryshon trupi im?
- Në këtë muaj ju duhet të ndjeni lëvizjet e foshnjës. Nëse nuk i ndjeni, kontaktoni mjekun tuaj.
- Zemra juaj rrah më shpejtë.
- Mund të ju duhen 8 ose më tepër orë gjumë çdo natë. Pushoni dhe bëni pauza gjatë ditës nëse keni mundësi. Mos e ngarkoni veten.
- Mos pini duhan, alkool dhe mos abuzoni me medikamente të ndryshme.
Si po rritet foshnja ime?
- Foshnja juaj bëhet më aktive.
Shtatëzania - Muaji i katërt
Si po ndryshon trupi im?
- Ju mund të ndiheni më e uritur përderisa sëmundja e mëngjesit largohet. Nëse ende keni sëmundjen e mëngjesit, kontaktoni mjekun tuaj. Ju gjithashtu mund të keni më shumë energji. Mirëpo, ju po ashtu mund të vuani nga urthi (thartira në stomak). Provoni të hani katër ose pesë shujta të vogla çdo ditë në vend të tre shujtave të mëdha. Mos hani ushqim djegës (pikant).
- Nga fundi i këtij muaji mund të ndjeni lëvizjen e foshnjës suaj për herë të parë.
- Ju shtoni rreth 500gr në javë. Barku juaj fillon të vërehet.
Shtatëzania - Muaji i tretë
Si po ndryshon trupi im?
- Ju mund të ndiheni ende e lodhur dhe të keni sëmundjen e mëngjesit. Për shumicën e grave, sëmundja e mëngjesit është e lehtë dhe largohet në tremujorin e parë. Sidoqoftë, nëse ju humbni në peshë dhe nuk mund të mbani ushqimin apo pijet në bark, kontaktoni mjekun tuaj.
- Ju mund të ndjeni kokë-dhembje, trullosje dhe të keni marramendje.
Shtatëzania - Muaji i dytë
Si po ndryshon trupi im?
- Gjoksi juaj mund të vazhdojë të rritet dhe të jetë i ndjeshëm.