Si mund të aplikoni për të përfituar shtesat për fëmijën tuaj?

Të drejtën për të përfituar nga programi i shtesave për fëmijë në Kosovë e kanë të gjithë fëmijët e moshës 0-16 vjeç shtetas të Republikës së Kosovës.

Aplikimin dhe regjistrimin për realizimin e së drejtës për përfitim për shtesa të fëmijëve mund ta bëni përmes plotësimit të aplikacionit në platformën elektronike E-Kosova. 

Si mund të aplikoni për të përfituar shtesat si lehonë, e drejta e aplikimit, vlera e mbështetjes, mënyra e aplikimit

Ju keni të drejtën për të aplikuar dhe përfituar për mbështejen në kuadër të programit mbështetje për lehonat sikurse kanë të gjitha lehonat të cilat figurojnë si të papuna në Administratën Tatimore të Kosovës, në dymbëdhjetë (12) muajt e fundit para ditës së lindjes së foshnjës. Vlera e mbështetjes financiare është 170.00 euro dhe zgjat për 6 muaj, 

Sëmundjet e shkaktuara nga pneumokoku: Çka duhet të dini

Sëmundjet e shkaktuara nga pneumokoku - Pneumokoku mund të shkaktoj shumë lloje të sëmundjeve. Pneumokokut është njëri nga shkaktarët më të zakonshëm të pneumonisë (infeksionit të mushkërive).

Pneumokoku zakonisht përhapen nga personi në person përmes kontaktit të afërt ose spërklave të frymëmarrjes.

Përveç pneumonisë, pneumokoku gjithashtu mund të shkaktoj:

Rotavirusi: Çka duhet të dini

Rotavirusi është shumë infektiv, dhe prek zakonisht foshnjet dhe fëmijët e vegjël para se të arrijnë moshën 5 vjeçare duke shkaktuar diarre, të vjella, dhimbje barku dhe temperaturë të lartë.

Derisa shumë raste paraqiten me simptomatologji të lehtë disa raste mund të përcjellen me dehidrim dhe gjendje të rëndë shëndetësore. Aktualisht nuk ekziston asnjë terapi specifike anti-virale kundër rotavirusit.

Rotavirusi nuk është shkaktari i vetëm i diarresë së rëndë por është njëra nga infeksionet më të shpeshta dhe më të rënda në fëmijëri të hershme.

Vaksinimi kundër HPV-së

Çka është HPV?

HPV (Human Papilloma Virus) është virus i cili mund shkaktojë një sërë sëmundjesh serioze, përfshirë disa lloje të kancereve. HPV është shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës, i cili është kanceri i katërt më i shpeshtë te femrat. HPV gjithashtu mund të shkaktojë kancer të anusit, kancer të organeve gjenitale dhe kancer të kokës dhe qafës. Ekzistojnë më shumë se 100 lloje të virusit HPV, disa prej tyre janë shumë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore.

Fakte rreth kënaqësisë seksuale gjatë shtatzënisë

  • Shumica e grave mund të vazhdojnë të kenë marrëdhënie seksuale deri në momentin kur të vijë koha për lindje. Aktiviteti seksual nuk e dëmton foshnjën. Foshnja mbahet e sigurt nga qeska amniotike (membrana), qafa/zverku dhe muskujt e mitrës. Po ashtu ekziston një shtresë e trashë mukoze që e mbyll zverkun dhe mbron foshnjën nga infektimi.  
  • Është normale që dëshira seksuale e femrës të ulet gjatë tremujorit të parë për shkak të ndjeshmërisë së gjirit, lodhjës dhe të përzierave.

Testet gjatë shtatzënisë - Tremujori i parë

Testet gjatë shtatzënisë

Sa më herët që vizitoni mjekun aq më mirë për ju, pasi që kjo do t’ju ndihmojë të përcaktohet se sa javë keni që jeni shtatzënë. Njëkohësisht, kjo do të ndihmojë që kujdeseni më mirë për vetën dhe foshnjën tuaj. Në vijim mund t’i gjeni disa ide se çfarë mund të pyesni në vizitën tuaj të parë te mjeku: