Gjumë i sigurt
Për të siguruar gjumë cilësor dhe për të shmangur dëmtimet, është shumë e rëndësishme që dhoma dhe krevati i fëmijës të jenë të sigurta, të vishen fëmijët në mënyrë të përshtatshme dhe të sigurohen që ata të flenë në pozicionin më të sigurt të mundshëm.
Lodra që nuk janë për fëmijët e vegjël
Disa lloje lodrash nuk janë për fëmijët e vegjël sepse përmbajnë pjesë ose janë bërë nga materiale që mund të rrezikojnë shëndetin e fëmijës dhe duhet të shmangen në vitet e para të jetës.
Ndërtimi i marrëdhënieve të mira prindër-fëmijë
Marrëdhëniet pozitive prind-fëmijë janë të rëndësishme për të gjitha fushat e zhvillimit të fëmijëve. Duke qenë në moment e duhur, duke kaluar kohë cilësore dhe duke treguar ngrohtësi, kujdes dhe respekt, ju mund ta forconi marrëdhënien tuaj me fëmijën tuaj.
A mund ta lazdroni foshnjën?
Ju nuk mund ta “lazdroni” një fëmijë të vogël. Nëse foshnja juaj qan, kjo ndodh sepse ajo ka nevojë për ndihmën tuaj. Nëse përgjigjeni me qetësi dhe qëndrueshmëri, kjo e ndihmon foshnjën tuaj të mësojë se bota është një vend i sigurt dhe i parashikueshëm.
Lodrat e foshnjave të porsalindura: tremujori i dytë dhe i tretë
“Një ditë në jetën e një fëmije është e madhe, e mbushur me ngazëllim të vazhdueshëm. Fëmijët i qasen mësimit të aftësive të reja me entuziazëm dhe dëshirë, duke i përsëritur gjërat derisa t’i zotërojnë plotësisht ato.”
Stimulimi i zhvillimit nëpërmjet rutinës së përditshme: foshnja e sapolindur
“Sfida më e madhe që e hasin prindërit kur vijnë në shtëpi me një foshnjë të sapolindur, është të mësohen me rutina të reja që funksionojnë në familje, veçanërisht kur vjen fëmija i parë. Rutinat e përditshme: ndërrimi, ushqyerja, bartja, janë një mundësi për ta stimuluar zhvillimin psiko-motorik”.
Rregullat e familjes
Rregullat e familjes i ndihmojnë të gjithë në familjen tuaj të shkojnë mes vete më mirë. Rregullat e mira të familjes janë pozitive, specifike dhe të lehta për t’u kuptuar. Bëni rregulla për gjëra të tilla si sjellja fizike, siguria, sjelljet, rutinat dhe respekti. Rregullat ndoshta do të duhet të ndryshojnë, derisa fëmijët rriten dhe situata juaj familjare ndryshon.
Sjellja e të sapolindurve: një vështrim i përgjithshëm
Sjellja e të sapolindurve – e gjitha ka të bëjë me përqafimin, gjumin, të ushqyerit dhe shumë të qara. Nuk është e mundur “ta lazdrosh” një të sapolindur, duke u përgjigjur kur ai qan. Çdo grimë vëmendjeje që ia kushtoni tani, e ndihmon foshnjën tuaj të rritet dhe të zhvillohet.
Zhvillimi i lidhjes së fortë emocionale me foshnjën (mosha 3-6 muaj)
Në moshën 3-6 muaj, foshnjat gjithnjë e më shumë përpiqen të flasin në mënyrë aktive me njerëzit rreth tyre, por gjithashtu gjithnjë e më shumë duhet t’i ndajnë interesat e tyre dhe gatishmërinë për të komunikuar me të tjerët - për t’’ angazhuar të tjerët në bisedë.
Vëmendja pozitive nga dita e parë
Ndjenja e sigurisë dhe mbrojtjes së fëmijës është ndërtuar nga një marrëdhënie edukative dhe e përgjegjshme me kujdestarët. Nëse ju i buzëqeshni fëmijës kur ai/ajo shikon në ju, e mbështesni dhe inkurajoni fëmijën kur ai/ajo është i/e pasigurt ose i/e frikësuar, vëreni interesin e fëmijës, e motivoni atë për aktivitet të mëtejshëm - fëmija do të ndjehet i/e sigurt me ju dhe do të jetë gati për ta eksploruar botën me ju, dhe më vonë me njerëzit tjerë të rëndësishëm.