Parandalimi i zënkave ndërmjet vëllezërve/motrave: tetë këshilla
Ju mund të bëni shumë për të parandaluar zënkat e vëllezërve dhe motrave duke i ndihmuar dhe udhëzuar fëmijët tuaj të shkojnë mirë me njërin-tjetrin dhe të gjejnë rrugën më të mirë të zgjidhjes së konfliktit. Ndërtoni themelet tuaja me tetë këshillat tona thelbësore.
Frika nga të panjohurit: foshnjat dhe fëmijët e vegjël
Pikat kyçe: Frika nga të panjohurit është normale dhe e zakonshme. Ajo mund të fillojë rreth moshës tetë muajshe dhe zakonisht kalon në moshën dy vjeçare. Mund ta ndihmoni fëmijën që të ndihet rehat me të panjohurit, duke qenë i/e duruar dhe duke e prezantuar gradualisht me njerëz të rinj. Për fëmijët më të mëdhenj që kanë frikë nga të panjohurit, kjo mund t'i ndihmojë ata në zhvillimin e pavarësisë.
Gjuha e trupit të foshnjës prematurë
Foshnjat e lindura parakohe kanë gjuhë të ndryshme të trupit nga foshnjat e lindura në term. Shenjat e stresit te foshnjat prematurë përfshijnë frymëmarrjen e shpejtë, dridhjet dhe ndryshimet e ngjyrës së lëkurës. Shenjat e çlodhjes përfshijnë qetësim dhe frymëmarrje të ngadalshme.
Sinjalet e bebes dhe fëmijëve: në fotografi
Sinjalet e bebes: 'Dua vëmendje'

Përdorimi i rutinës (punët e përditshmërisë) për menaxhimin e sjelljes
Rutinat e ndihmojnë jetën familjare të shkojë mirë dhe mund të ndihmojë në sjelljen e fëmijëve. Ju mund t'i përdorni rutinat për të ndihmuar fëmijët me aktivitete të rregullta dhe për të planifikuar për kohë të caktuara të ditës. Duke folu për rutinat ose duke i përfshirë fëmijët në krijimin e tyre, do t'i ndihmoni ata t'i kuptojnë dhe ndjekin rutinat.
Lidhja me fëmijët e porsalindur dhe bebet: në fotografi
Lidhja është një marrëdhënie e ngushtë dhe emocionale ndërmjet prindërve dhe fëmijëve të tyre të porsalindur. Ju mund t'i ndërtoni këto lidhje nëpërmjet kontakteve të vogla, të përditshme. Shikoni fotografitë për të mësuar më shumë!
Të flasësh me bebet dhe fëmijët e vegjël: Si të veprosh dhe pse
Pika kyçe. Të folurit me fëmijën që nga lindja ndikon në zhvillimin e aftësive gjuhësore dhe komunikuese. Ju mund të flisni me fëmijën tuaj kuro, kudo dhe për çdo gjë. Ndihmojeni fëmijën të mësojë rreth bashkëbisedimit duke bërë pauza gjatë bisedës dhe duke i lënë kohë fëmijës të përgjigjet.
Leximi, këndimi dhe lojërat gjuhësore ndihmojnë në zhvillimin gjuhësor të fëmijës suaj.
Shuplakat: çfarë ju duhet të dini
Të rrahësh me pëllëmbë nuk është gjë e mirë për mirëqenien e fëmijëve dhe nuk i ndihmon të mësojnë të ndjekin rregullat. Jepi mundësi fëmijës të sillet mirë dhe përdor pasojat e fëmijëve mbi tre vjeç. Kur mëson t'i përballosh ndjenjat e forta, kjo mund të të ndihmojë të mos e lëndosh fëmijën. Merr ndihmë nëse të duhet.
Të qarat e bebeve dhe fëmijëve 0-8 vjeç
Të qarat — të gjitha bebet dhe fëmijët e bëjnë këtë, dhe disa qajnë shumë. Por edhe duke e ditur këtë, nuk e lehtëson përballjen me të. Lajmi i mirë është se fëmijët kanë tendencë të qajnë më pak ndërsa ata rriten dhe zhvillohen.
Postimi i fotove dhe promovimi (blogimi) rreth fëmijës tuaj në internet
Postimi i fotove ose komenteve rreth fëmijës suaj mund të jetë një mënyrë e mirë për të ndarë momentet e veçanta të fëmijës suaj, veçanërisht kur nuk mund të jeni personalisht me familjen. Por jini të vetëdijshëm për shqetësimet e privatësisë, pasi imazhet dhe komentet nuk mund të hiqen tërësisht nga interneti. Pyetni fëmiijë më të rriturit sesi ndihen për postimet e fotove, videove dhe komenteve për të.