Fëmijët multilingual dhe bilingual: dobitë dhe sfidat
Nëse jeni bilingual, përdorni dy gjuhë. Nëse jeni multilingual, përdorni më shumë se dy gjuhë. Rritja e fëmijëve multlingual ose bilingual ka shumë dobi. Mund të krijojë lidhje të forta familjare dhe kulturore, dhe gjithashtu ka përfitime të mundshme në mësime. Megjithatë, rritja e fëmijëve multilingual ose bilingual mund të ketë sfida ndër vite.
Leximi me fëmijën tuaj që nga lindja: në fotografi
Ndërveproni me fëmijën tuaj. Flisni me fëmijën tuaj. Lexoni libra
Leximi me foshnjat që nga lindja
Leximi, tregimi, të folurit dhe të kënduarit me fëmijën tuaj e ndihmon atë të mësojë për tingujt, fjalët dhe gjuhën. Foshnjave u pëlqen të dëgjojnë libra me rimë, ritëm dhe përsëritje të mirë.
Mësimi nga të qenit foshnje deri në vitet e moshës parashkollore
Që nga lindja, fëmija juaj mëson duke luajtur dhe eksploruar në një mjedis të sigurt dhe stimulues. Marrëdhëniet kryesore të fëmijës suaj e ndihmojnë atë t’i mësojë aftësitë e komunikimit, të menduarit dhe zgjidhjen e problemeve. Fëmija juaj mëson më së miri duke u përfshirë në mësim, duke luajtur në mënyrë aktive dhe duke u provuar shumë aktivitete të ndryshme me mbështetjen dhe inkurajimin tuaj.
Lodrat dhe lojërat për fëmijë
Lodra dhe lojëra për fëmijë — si e dini se çfarë është më e mira? Gjetja e lodrave, me të cilat fëmija juaj do të kënaqet dhe të mësojë, ka të bëjë me të kuptuar se cilat ide për lojë i përshtaten asaj moshe. Lodrat nuk kanë nevojë të jenë të shtrenjta. Disa nga lodrat më të mira kushtojë pak ose asgjë.
Koha para ekranit dhe familja juaj: një qasje e shëndetshme
Përdorimi i shëndetshëm i ekranit (pajisjeve elektronike) në familje është përdorimi në mënyra që janë të mira për marrëdhëniet dhe stilin e jetës tuaj. Udhëzimet për familjen mund t’ju ndihmojnë të arrini një marrëdhënie të shëndetshme familjare me ekranet. Shikoni modelimin e roleve, mbani në mend moshat e fëmijëve tuaj, duke i njohur fëmijët tuaj si përdorues të ekranit, duke përdorur media me cilësi të mirë, rregulla negocimi dhe ndarje të kohës para ekranit.
Koha e kaluar para ekranit: listë e gjërave për përdorim të shëndetshëm
Për fëmijët mbi 3 vjeç, koha e kaluar para ekranit dhe përdorimi i ekranit mund të jenë pjesë e një jetese të shëndetshme. Sigurohuni që fëmijët parashkollorë ta balancojnë kohën e kaluar para ekranit me aktivitetet e tjera dhe të përdorni media digjitale cilësore. Merrni përgjigje për pyetjet tuaja në lidhje me kohën e kaluar para ekranit. |
Leximi dhe tregimi i historive (përrallave) me foshnja dhe fëmijë
Leximi dhe tregimi i përrallave me fëmijën tuaj e promovon zhvillimin dhe imagjinatën e trurit, e mëson fëmijën tuaj për gjuhën dhe emocionet dhe e forcon marrëdhënien tuaj. Ju nuk keni nevojë gjithmonë të lexoni libra. Provoni të shikoni libra me ilustrime, të këndoni vjersha dhe këngë, ose të tregoni histori nga kultura juaj. Mundohuni të ndani të paktën një libër ose histori çdo ditë.
Lëvizja dhe loja: foshnjat
Në vitin e parë, foshnjat mësojnë ta ngrenë kokën, të rrokullisen, të ulen, të zvarriten, të qëndrojnë në këmbë dhe mundësisht të ecin. Loja është një mënyrë e shkëlqyer për ta bërë foshnjën tuaj të lëvizë dhe t’i zhvillojë aftësitë motorike. Koha e qëndrimit në bark i ndihmon bebet ta ndërtojnë forcën e nevojshme për t’u zvarritur dhe tërhequr dhe për të qëndruar në këmbë, kur janë më të rritura. Ide loje për zhvillimin motorik të foshnjës përfshijnë muzikë dhe lojë me zë, objekte që varen, lodra që shtyhen dhe tërhiqen e kështu me radhë. |
Emocionet dhe loja: foshnjat
Fëmija juaj shpesh shpreh dhe mëson për emocionet përmes lojës. Këtu janë dhënë disa ide për lojëra për ta ndihmuar fëmijën tuaj t’i shprehë ndjenjat e tij dhe ta eksplorojë botën përreth tij.