Imagjinata, kreativiteti dhe loja: fëmijët e moshës parashkollore
|
Loja e nxit kreativitetin dhe imagjinatën tek fëmijët e moshës parashkollore, gjë që është e rëndësishme për zhvillimin e përgjithshëm. Parashkollorët kanë imagjinatë të gjallë. Ata shpesh kënaqen me lojëra të shtirura, duke bërë art, punime artistike dhe muzikë. Idetë e lojës për ta stimuluar imagjinatën e fëmijëve të moshës parashkollore përfshijnë leximin, shëtitjet në natyrë, kutitë e mbushura, veshjet, lojërat me kukulla e kështu me radhë. |
Stimulimi i aktiviteteve motorike tek fëmijët me moshë 3 vjeçare
Fëmijët e shëndetshëm pritet që të fillojnë të ecin prej moshës 10-12 muajshe deri në moshën 20 muajshe. Faza e mësimit të ecjes dhe të ecjes së pavarur është shumë intensive dhe fëmijët kanë një nevojë të vazhdueshme për të eksploruar më tej aktivitetet motorike: vrapim, ngjitje, goditje, hedhje dhe kapje të një topi, ecje lart dhe poshtë shkallëve, ngjitje, zbritje, shtytje shtyrje e lodrava, përpjekje për të ngarë një skuter, biçikletë...
Zhvillimi i gjuhës: mosha 1-2 vjeçare
Zhvillimi i gjuhës te fëmijët e moshës 1-2 vjeç është i mahnitshëm. Fëmija yt do të fillojë të kuptojë se çfarë i thua. Dhe deri në fund të vitit, mund të kuptosh edhe disa nga ato që të thotë! Ja disa nga gjërat që mund të presësh në këtë moshë.
Zhvillimi i gjuhës tek fëmijët: 0-8 vjeç
Zhvillimi i gjuhës tek fëmijët është i mahnitshëm dhe është një piketë zhvillimore që shumë prindër mezi e presin. Sekreti për t'i ndihmuar fëmijët të mësojnë gjuhën është shumë i thjeshtë: të flasin së bashku dhe të dëgjojnë njëri-tjetrin shumë shpesh.
Të lexuarit me fëmijët 12-18 muajsh
Leximi, tregimi, biseda dhe të kënduarit e ndihmon foshnjën tuaj 12-18 muajshe të mësojë rreth tingujve, fjalëve dhe gjuhës. Është mirë të lexoni çdo ditë së bashku me fëmijën tuaj, ta lini të zgjedhë libra, të ‘lexojë’ ngadalë dhe jepini kohë të shikojë figurat. Fëmijët e vegjël kënaqen me librat me rimë, ritëm dhe përsëritje të vazhdueshme. Gjithashtu, fëmijës mund t'i pëlqejnë librat e mëdhenj dhe librat me prekje. Shih sugjerimet në vijim.
Rreth aktiviteteve të lexim-shkrimitshkrim -leximit për fëmijët e vegjël
Të folurit, të kënduarit, të lexuarit, rr♪7fimet, vizatimet dhe të shkruarit e ndihmojnë fëmijën të zhvillojë aftësitë e lexim-shkrimit fillestar. Vjershëzat, rimat, lojërat gjuhësore dhe librat me rimë, ritëm dhe përsëritje fjalësh duhen përdorur me fëmijët e vegjël për këtë qëllim. Kur fëjët janë pranë moshës shkollore, kërkoni së bashku për gjetjen e fjalëve të njohura në katalogë, reklama, në artikujt e dyqaneve dhe në ushqimet që blini. Nxiteni fëmijë të shkruajë fjalë, e, ndërkohë, vazhdoni me të lexuarin.
Koha para ekranit: foshnjat dhe fëmijët e vegjël
Rekomandohet që fëmijët nën moshën dyvjeçare nuk duhet të rrinë para ekranit me përjashtim të rasteve kur janë duke zhvilluar video-biseda me njerëzit që njohin. Ju mund ta ndihmoni fëmijën duke i mësuar zakone të shëndetshme në lidhje me shfrytëzimin e ekranit. Duhet të jeni të vëmendshëm për atë çfarë mund të shohë fëmija në ekran, sepse disa prej pamjeve ose kanaleve mund t'i krijojnë probleme fëmijës suaj.
Si të mësoni fëmijën që të vishet vetë
Si të vishen vetë është një aftësi shumë e rëndësishme për t'ua mësuar fëmijëve - por mund të jetë e vështirë. Për ta arritur këtë, ndihmon të mësuarit e mënyrës si vishemi hap pas hapi. Të mësuarit e hapit të fundit mund të japë rezultat në kë drejtim. Mbani në mend se çdo fëmijë është i ndryshëm dhe do t'i zhvillojë aftësitë sipas ritmit të tij/saj.
Veprimtaritë në bibliotekë: fëmijët 3-6 vjeç
Vizita në një bibliotekë së bashku me fëmijën mund të ushqejë dashurinë për librat dhe leximin. Fëmija mund të marrë në bibliotekë librat që i pëlqejnë. Bibliotekat, gjithashtu, zhvillojnë veprimtari të larmishme për librin dhe leximin.
Imagjinata, krijimtaria dhe loja me fëmijët e vegjël
Fëmijët e vegjël e zhvillojnë imagjinatën dhe krijimtarinë nëpërmjet lojës. Ju mund të zhvilloni shumë lojëra simbolike për këtë qëllim. Lojërat zhvillojnë imagjinatën e fëmijëve të vegjël, por edhe aftësitë për të lexuar, për të vizatuar, për t'u veshur. Shëtitjet në atyrë, kutia e thesareve të vogla, dhe lojëra të tjera nxisin fantazinë dhe aftësitë krijuese të fëmijës