Depresioni perinatal (gjatë shtatzanisë dhe pas lindjes) tek meshkujt
|
Burrat mund të përjetojnë depresion perinatal. Shenjat e depresionit përfshijnë ndryshime fizike, emocionale, ndryshime në të menduarit dhe sjellje, të cilat zgjasin më shumë se dy javë. Është e rëndësishme të kërkoni ndihmë profesionale sa më shpejt të jetë e mundur. Bisedoni me mjekun tuaj familjar. |
Koha e veçantë në cilësinë e babit: si ta arrini atë
|
Si baba, ju keni një ndikim të madh në zhvillimin e fëmijëve tuaj. Kontributi më domethënës që jepni është përmes ndërveprimeve tuaja të përditshme me fëmijët tuaj. Ja se si të veçoni pak kohë të posaçme si baba në rutinën tuaj. |
Pas pastrimit të tymit
|
Tymi i ngelë (i mbetur) i duhanit (tymi terciar) - ekspozimi ndaj grimcave të nikotinës dhe kimikateve të tjera të dëmshme nga duhani, të cilat vazhdojnë shumë kohë pas pirjes së duhanit, për shkak të depozitimit të tyre në sipërfaqe të ndryshme. |
Depresioni perinatal te gratë (periudha e shtatzënisë dhe pas lindjes)
|
“Shenjat e depresionit antenatal ose postnatal përfshijnë ndryshime emocionale negative, që zgjasin më shumë se dy javë gjatë shtatzënisë ose pas lindjes. Nëse mendoni se mund të keni depresion antenatal ose postnatal, atëherë vizitoni mjekun tuaj. Ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor mund t’ju ndihmojë ta gjeni trajtimin e duhur për depresioni para lindjes ose pas lindjes. Mbështetja e familjes dhe miqve mund t’ju ndihmojë t’i menaxhoni simptomat e depresionit”. |
Nënat e reja: trupi juaj pas lindjes
|
Java e parë pas lindjes është një kohë e rëndësishme për të njohur fëmijën tuaj të ri, për të pushuar dhe për t’u shëruar. Është normale të kesh gjakderdhje vagjinale, pezmatim dhe dhimbje pasuese. Flisni me mjekun ose infermierin tuaj, nëse keni vështirësi me dhimbjen. Trupi juaj do të ndryshojë në muajt e parë pas lindjes. Për shembull, ju mund të keni mosmbajtje të urinës dhe të zorrëve, rënie të flokëve dhe vija si rezultat i zgjerimit të lëkurës. Nëse keni probleme me ushqyerjen me gji, flisni me mjekun ose infermieren tuaj. |
Si të flini më mirë: për prindërit
|
Gjumi është tema për të cilën flasin shumica e prindërve. Sa gjumë po bën? A po fle sa duhet? Ja sesi të flini më mirë, kur të jeni prind. |
Hapat për zgjidhjen e problemeve për prindërit
|
Zgjidhja e problemeve është një mënyrë për të gjetur zgjidhje të reja dhe krijuese në situata kur jeni të bllokuar ose nuk mund t’i zgjidhni problemet tuaja. |
Ushqimi i shëndetshëm me gji, ushtrimet fizike dhe mënyra e jetesës
|
Një dietë e shëndetshme e ushqyerjes me gji përfshin një shumëllojshmëri të gjerë ushqimesh nga pesë grupet kryesore ushqimore. Gjithashtu, është e rëndësishme të kujdeseni për veten duke bërë mjaft aktivitet fizik dhe duke shmangur disa ushqime dhe substanca të tjera. |
Teknikat e çlodhjes: ushtrimet e frymëmarrjes
|
Keni nevojë të qetësoheni, të qetësoheni ose t’i menaxhoni ndjenjat e tua? Ndonjëherë është po aq e thjeshtë sa ta qetësoni frymëmarrjen. Të mësoni si të bëni ushtrime të frymëmarrjes është gjë e dobishme, sepse shumë teknika çlodhjeje i përfshijnë ushtrimet e frymëmarrjes. |
Teknikat e relaksimit të muskujve për lehtësimin e stresit
|
Kujdesi për qetësim fizik të trupit është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u ndier më i qetë dhe më pak i tensionuar. Ja si mund t’i përdorni teknikat e relaksimit të muskujve për lehtësimin e stresit. |