Lodrat e foshnjës së sapolindur: tremujori i parë
“Foshnja është e vogël”. “Ne nuk i kemi dhënë atij/asaj”. “Cilat lodra janë më të mirat?” Këto janë disa nga dilemat, me të cilat prindërit përballen kur është fjala për lodra. Përgjigjja është e thjeshtë: Lodra më e mirë që mund t’ia jepni fëmijës tuaj është koha që e kaloni duke luajtur me të.
Prindërimi si punë ekipore: pse është i rëndësishëm
|
Të jesh prind mund të jetë kënaqësi e madhe, me shumë mundësi për dashuri dhe entuziazëm. Gjithashtu, sjell sfida dhe punë të palodhur. Puna si prind të ndihmon t'i përballosh këto sfida në një mënyrë pozitive që minimizon konfliktet dhe i forcon marrëdhëniet. |
Skuqja e zonës gjenitale nga pampersi
Skuqja e zonës gjenitale nga pampersi është e zakonshme dhe mund të ndodhë pavarësisht se sa me kujdes kujdeseni për zonën gjenitale të foshnjës suaj. Pothuajse të gjithë fëmijët që mbajnë pelena apo pampers mund të paraqesin një situatë të tillë në ndonjë fazë të foshnjërisë.
Kujdesi për kërthizën (kordoni umbilikal)
Cungu i kërthizës është ajo që ka mbetur nga kordoni umbilikal i cili është prerë pas lindjes në maternitet. Para lindjes ky kordon shërbente si kanal për transportin e lëndëve ushqyese dhe oksigjenit nga nëna tek foshnja kur ajo ishte brenda në mitër. Kur kordoni pritet në lindje, një cung i vogël i kordonit umbilikal mbetet i lidhur me barkun e foshnjës dhe do të bjerë në ditët e para pas lindjes.
Rreziku i infeksionit nga COVID-19 për të sapolindurit dhe foshnjat
Një numër relativisht i vogël i të sapolindurve dhe foshnjave me një infeksion të konfirmuar nga COVID-19 është regjistruar deri tani. Shumica kishin shenja klinike të lehta të sëmundjes.
Gratë shtatzëna dhe infeksioni nga COVID-19
Nuk ka dëshmi se gratë shtatzëna janë në një rrezik më të lartë të sëmundjes së rëndë nga infeksioni nga Covid-19, ose se ata që kanë simptoma të veçanta të sëmundjes.
Temperatura apo ethet tek fëmijët
Ethet janë kur temperatura e fëmijës është më e lartë se 38°C. Zakonisht është një shenjë e infeksionit. Ethet tek të sapolindurit dhe foshnjat janë serioze dhe kanë nevojë për kujdes mjekësor. Shumica e etheve në fëmijë nuk kërkojnë kujdes mjekësor. Mbajini fëmijët të hidratuar dhe jepni ilaçe për dhimbje nëse janë të paqetë.
Konvulsione febrile
Gjatë një konvulsioni febril, trupi i një fëmije do të ngurtësohet dhe do të lëvizë vrullshëm përreth. Ai do të humbasë vetëdijen dhe sytë e tij mund të rrotullohen për nga prapa. Simptomat nuk zgjasin shumë. Nëse fëmija juaj po kalon një konvulsion febril, hiqni objektet e dëmshme aty pranë. Nëse është e mundur bëni një video dhe shënoni kohën e konvulsionit dhe sesa zgjati ai. Thirrni një ambulancë nëse konvulsioni zgjat më shumë se pesë minuta ose fëmija juaj nuk merr frymë. Filloni ndihmën e parë të reanimimit nëse fëmija juaj nuk merr frymë. Cojeni fëmijën tuaj tek mjeku ose shkoni tek urgjenca e pediatrisë apo spitalit nëse është konvulsioni i parë i fëmijës tuaj ose jeni i shqetësuar për simptomat e fëmijës tuaj.
Vdekja e papritur e foshnjës dhe aksidentet fatale të gjumit
Vdekja e papritur e foshnjës në periudhën e foshnjërisë mbulon të dyja rastet si sindromën e vdekjes së papritur të foshnjave dhe aksidentet fatale. Foshnjat janë veçanërisht në rrezik të lartë për sindromin e vdekjes së papritur të foshnjës kur ndodhin tre lloje të faktorëve të rrezikut në të njëjtën kohë. Këto janë vulnerabiliteti, mosha dhe mjedisi. Shumë rreziqe ju mund ti shmangni dhe këto përfshijnë rreziqet që lidhen me mjediset e gjumit të foshnjave.
Fillimi i hershëm i ushqyerjes me gji - menjëherë pas lindjes
Në orën e parë të jetës, shumica e të sapolindurve të shëndetshëm lëvizin instinktivisht drejt gjirit të nënës së tyre dhe e kapin gjirin në mënyrë spontane. Kjo ushqyerje e hershme me gji do të thotë një fillim i shëndetshëm për foshnjën tuaj!