Pozicionet e të ushqyerit me gji
Ushqyerja me gji është mënyra natyrale për të ushqyer fëmijët, por vetë procesi është një aftësi që mësohet. Për të pasur sukses në ushqyerjen me gji, është e rëndësishme që ju dhe foshnja juaj të merrni një pozicion të rehatshëm gjatë një sesioni të ushqyerjes me gji, të ndiheni rehat dhe të relaksuar.
Ri-vendosja e ushqyerjes me gji - rilaktacioni
Nëse e keni ndërprerë ushqyerjen me gji për çfarëdo arsye, por më vonë keni vendosur të ushqeni përsëri fëmijën tuaj me gji, suksesi është i mundur! Juve ju duhet para së gjithash, një dëshirë e madhe, si dhe kohë, durim, qëndrueshmëri dhe mbështetje.
Sasia e qumështit të nevojshëm
Frika më e madhe e çdo nëne është nëse ajo ka qumësht të mjaftueshëm për fëmijën e saj dhe nëse ai/ajo është duke shtuar mirë në peshë. Kjo rezulton të jetë një nga arsyet më të zakonshme për futjen (e panevojshme) të shtesave, madje edhe tranzicionin e plotë drejt ushqyerjes artificiale.
Si të rrisim prodhimin e qumështit?
Arsyeja më e zakonshme për prodhimin e pamjaftueshëm të qumështit është zbrazja e dobët e gjirit për shkak të pozicionimit jo korrekt, vendosjes dhe kapjes së gabuar të gjirit, vakte me gji shumë të shkurtra ose të rralla, ushqyerja me gji sipas një orari të përcaktuar, në vend të ushqyerjes me gji sipas nevojave të foshnjës.
Ruajtja e qumështit të gjirit
Ju mund ta ruani qumështin tuaj dhe ta përdorni kur është e nevojshme, në mënyrë që të mos e privoni fëmijën tuaj nga ushqimi më i mirë. Qumështi që mblidhet dhe ruhet siç duhet nuk i ndryshon vetitë e tij dhe është i sigurt për foshnjën.
Thithkat e lënduara dhe të plasaritura (çarja e thithkave)
Thithkat e lënduara dhe të dëmtuara janë një problem i zakonshëm, veçanërisht në ditët e para të ushqyerjes me gji. Ato mund ta bëjnë gjidhënien të vështirë, të shkaktojnë dhimbje dhe ndonjëherë të çojnë situatën deri në heqjen dorë nga gjidhënia. Për fat të mirë, ka mënyra për të parandaluar këtë problem, si dhe për ta kuruar atë shpejt dhe me sukses nëse ndodh.
Pozicionet e ushqyerjes me gji
Gjatë javëve të para pas lindjes, është veçanërisht e rëndësishme të mësosh si ta mbash foshnjën në një pozicion të rehatshëm të gjidhënies. Nuk ka ndonjë pozicion "më të duhur" për të gjitha nënat – por përdoreni atë pozicion që funksionon për ju dhe ju bën të ndjeheni më rehat, si dhe gjithashtu i lejon foshnjës suaj të ushqehet mirë.
Ushqyerja me gji për nënat me COVID-19 të dyshuar/konfirmuar
Qumështi i gjirit siguron antitrupa që u japin foshnjave një nxitje për rritje të shëndetshme. Nëse foshnja është e ekspozuar ndaj COVID-10, antitrupat dhe faktorët bio-aktivë në qumështin e gjirit mund të luftojnë kundër infeksionit.
Futja e ushqimeve jo qumështore në dietën e fëmijës
Rreth muajit të 6 -të të jetës, foshnja juaj do të ketë nevojë për ushqime të tjera përveç qumështit tuaj të gjirit për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm. Periudha e futjes së ushqimit pa qumësht është një periudhë e rritjes dhe zhvillimit të shpejtë. Eshtë e rëndësishme që fëmija të marrë ushqimin e rekomanduar për moshën e tij/saj, me konsistencën e duhur dhe në sasinë e duhur, në një mënyrë të përshtatshme me moshën dhe aftësitë e fëmijës.
Aktivitete gatimi për fëmijët: 3-6 vjec
Gatimi i ndihmon fëmijët të mësojnë aftësitë të reja. Është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të kaluar kohë me fëmijën tuaj. Për gatimin me fëmijë, ju duhen receta të thjeshta, përbërës dhe pajisje – plus kohë! Kur gatuani me fëmijën tuaj, lëreni fëmijën tuaj të përfshihet sa më shumë që të jetë e mundur.