Seksi dhe intimiteti pas lindjes së një fëmije
Lindja e një fëmije dhe procesi i prindërimit, ka të ngjarë të ndryshojë llojin, marrëdhënien seksuale që keni dhe shpeshtësinë e tyre. Për gratë, interesi për raportin seksual mund të rikthehet në një periudhë prej 1 deri në 3 muaj pas lindjes së fëmijës, por është normale që të zgjasë edhe më shumë. Nëse mjeku juaj nuk ju ka këshilluar ndryshe, ju mund të keni raport seksual kurdo që të ndiheni gati. Flisni së bashku me partnerin për mënyrën se si ndiheni të dy, në mënyrë që të kuptoni se çfarë po ndodh me marrëdhënien tuaj.
Lista e kontrollit për shërbimet që ofrojnë kujdes ndaj fëmijëve
Nëse është e mundur, është mirë të krahasoni shërbime të ndryshme të kujdesit për fëmijët në mënyrë që të gjeni atë që i përshtatet më së miri fëmijës tuaj si dhe nevojave tuaja. Ju mund t'i vizitoni këto shërbime - çerdhe, parashkollorë, etj. - për të parë se si janë. Përdorni listën tonë të kontrollit për të krahasuar se si shërbime të ndryshme do të edukojnë dhe kujdesen për fëmijën tuaj.
Si mund të menaxhojmë zemërimin: për prindërit
Ndonjëherë, të gjithë ndihen të zemëruar - zemërimi është normal. Por, nëse zemërohesh shumë ose e ke të vështirë ta kontrollosh veten kur je i/e zemëruar, është mirë të njihni disa teknika si mund të menaxhoni zemërimin që po ndjeni.
Baballarët e rinj: 10 këshilla për të patur një fillim të mbarë të atësisë
Fëmija juaj është gati të lidhet me ju që nga lindja. Mund të lidhesh me prekje, duke folur, duke luajtur dhe duke u përfshirë në kujdesin e përditshëm. Ju mund të kujdeseni për partnerin dhe marrëdhënien tuaj duke qenë pozitiv, mbështetës dhe të gatshëm për të negociuar, si dhe duke krijuar një mjedis përkujdesës në shtëpi. Është e rëndësishme të kujdesesh edhe për veten. 10 këshillat tona më poshtë mund t'ju ndihmojnë që të filloni mirë në rolin tuaj atëror.
Pas një lindje para kohe: ndjenjat tuaja
Kur keni një fëmijë të lindur para kohe, është e zakonshme të keni ndjenja pozitive dhe negative. Ju mund të përballeni me ndjenjat negative duke pranuar dhe folur për ndjenjat tuaja. Eshtë normale të kesh ulje -ngritje, por përpiqu të përqendrohesh në sukseset dhe arritjet e bebes suaj. Nëse kujdeseni për veten fizikisht dhe emocionalisht, do të jeni në gjendje më të mirë për t'u kujdesur për fëmijën tuaj.
Shqetësimet e një nëne të re në vitin e parë të prindërimit
Me lindjen e një fëmije, nëna krijon një skemë të re dhe unike të quajtur “shqetësimet e një nëne të re.“ Është baza psikologjike për formimin e identitetit prindëror dhe vetë-aktualizimin si prind. Ky ndryshim i lejon nënës të riorganizojë jetën e saj të mëparshme (dëshirat, nevojat, qëndrimet, qëllimet dhe prioritetet).
Regjistrimi në çerdhe/kopësht: si të përgatiteni
Jepini informacionin e nevojshëm edukatoreve/kujdestarëve që fëmija do ketë, në lidhje me rutinën e fëmijës për gjumin, aktivitetet e preferuara të të mësuarit dhe të shoqërisë, alergjitë e kështu me radhë. Përgatite veten dhe fëmijën duke kaluar kohë në çerdhe/kopësht, disa javë para se fëmija të shkojë rregullisht. Organizohuni një natë para se fëmija të shkojë në çerdhe/kopësht, pasi kjo do të ndihmojë që dita e parë të shkojë mirë.
Depresioni pas lindjes dhe partneri/ja juaj: si mund të ndihmoni
Jini të vëmendshëm ndaj shenjave të depresionit pas lindjes tek partneri juaj, përfshirë ndryshimet në emocione, të menduarit ose sjelljen e partnerit tuaj. Nëse partnerja juaj merr ndihmë të hershme profesionale për PND, kjo mund të nënkuptojë një shërim më të shpejtë. Mbështetni partneren tuaj duke ndarë kujdesin për fëmijët dhe punët e shtëpisë, duke e dëgjuar dhe duke i bërë shoqëri asaj. Mos harroni të kujdesuni edhe për veten.
Lodrat e foshnjës së sapolindur: tremujori i parë
“Foshnja është e vogël”. “Ne nuk i kemi dhënë atij/asaj”. “Cilat lodra janë më të mirat?” Këto janë disa nga dilemat, me të cilat prindërit përballen kur është fjala për lodra. Përgjigjja është e thjeshtë: Lodra më e mirë që mund t’ia jepni fëmijës tuaj është koha që e kaloni duke luajtur me të.
Prindërimi si punë ekipore: pse është i rëndësishëm
Të jesh prind mund të jetë kënaqësi e madhe, me shumë mundësi për dashuri dhe entuziazëm. Gjithashtu, sjell sfida dhe punë të palodhur. Puna si prind të ndihmon t'i përballosh këto sfida në një mënyrë pozitive që minimizon konfliktet dhe i forcon marrëdhëniet. |