Pozicionimi i duhur i foshnjës në gji
Që ushqyerja me gji të jetë e suksesshme, është e rëndësishme që ju dhe foshnja juaj të zotëroni teknikën e dhënies së gjirit sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo siguron një furnizim të mirë të qumështit, lejon foshnjën të thithë sa më shumë që ai/ajo ka nevojë, parandalon dhimbjen gjatë gjidhënies dhe dëmtimin e thithave. Ushqyerja me gji është e natyrshme, por është gjithashtu një aftësi që fitohet dhe mësohet me kalimin e kohës dhe përmes praktikës.
Ushqyerja e përgjegjshme me gji- duke iu përgjigjur nevojave të fëmijës
Ushqejeni foshnjën tuaj sa herë që ai/ajo tregon shenja urie, mos prisni që ai/ajo të fillojë të qajë në mënyrë të pangushëllueshme. Ndiqni sinjalet që foshnja juaj ju dërgon dhe lëreni të thithë gjirin sa herë që ai/ajo dëshiron, pa kufizuar numrin ose kohëzgjatjen e mëkimeve. Kjo mënyrë e ushqimit të fëmijës do të përmbushë nevojat e tij/saj për shuarjen e etjes dhe urisë. .
Frika nga larja/banja?
"Foshnjave të sapolindura ndonjëherë nuk u pëlqen të lahen. Fëmijët pak më të rritur mund të kenë frikë nga larja/banja. Prandaj, është e rëndësishme që i sapolinduri të lahet ngadalë, butësisht, duke e vlerësuar si një mundësi për t'u kënaqur dhe për t'u çlodhur. Luani, lëreni ujin të kujdeset për trupin e foshnjës, lejojeni foshnjën të ndiejë ato rreze të lehta të ujit dhe valëzimet që formohen ndërsa lëshoni ngadalë ujin përreth foshnjës. Ofroni një shumëllojshmëri lojërash për t'u çlodhur, për t'u kënaqur me foshnjën dhe për të stimuluar ndjenjat e këndshme. Jini gjithmonë të kujdesshëm dhe vëzhgoni me kujdes se si sillet dhe luan fëmija kur lahet".
Nënë pozitive për infeksionin nga COVID-19 dhe rekomandimet për ushqyerjen me gji
Deri më sot, virusi që shkakton COVID-19 nuk është gjetur në qumështin e asnjë nëne me infeksion të dyshuar ose të konfirmuar, dhe tani për tani nuk ka prova që virusi transmetohet nga ushqyerja me gji.
Duhanpirja gjatë ushqyerjes me gji
Shtatzënia dhe ushqyerja me gji janë periudhat e jetës suaj kur ju duhet të përpiqeni me çdo kusht ta lini duhanin. Edhe nëse ju dështoni të lini duhanin, qumështi juaj është ende ushqimi më i mirë për foshnjën tuaj dhe ju mund ta ushqeni me gji atë.
Zbrazja e gjinjve dhe shtrydhja e qumështit të gjirit
Është mirë të mësoni teknikën korrekte të masazhit të gjirit dhe shtrydhjes së qumështit që në maternitet, gjatë qëndrimit tuaj atje, në rast se do të keni nevojë për të shtrydhur qumështin e gjirit.
Ushqimi i nënës gjatë ushqyerjes me gji
Gjatë ushqyerjes me gji, ushqimi duhet të jetë i ekuilibruar dhe vaktet e rregullta. Nuk është e nevojshme të hash ndonjë ushqim të veçantë ose të largosh plotësisht disa ushqime.
Ushqyerja me gji jashtë shtëpisë
Kur i jep gji fëmijës, nuk ke nevojë të përgatitesh edhe kur të jesh larg shtëpisë. Qumështi është gjithmonë gati, sa herë që ti dhe fëmija jeni gati. Të japësh gji në publik është zgjedhja jote dhe e drejta e fëmijës.
Të ushqyerit me gji gjatë udhëtimit
“Është më e lehtë të udhëtohet me një fëmijë që është ende në gji. Ushqimi është gjithmonë aty, në temperaturën e duhur, higjienikisht i sigurt dhe ju mund ta ushqeni fëmijën në çdo kohë. “
Thithkat e sheshta ose të përmbysura
Rreth 10% e grave që ushqejnë për herë të parë me gji kanë thithka të sheshta ose të përmbysura, gjë që është pasojë e elasticitetit të pamjaftueshëm të indit të muskujve që ngrejnë thithkën. Është e pamundur të vlerësohet se si thithka do të funksionojë gjatë ushqyerjes me gji, bazuar vetëm në pamjen e saj.