Stresi dhe menaxhimi i tij: të rriturit
|
Stresi është një reagim normal ndaj ndryshimeve dhe sfidave, si ato që rezultojnë nga të qenit prind. Disa strese mund të jenë të shëndetshme, por shumë mund të jenë dërrmuese. Nëse stresi paraqet problem për ju, është mirë t’i njihni disa teknika për menaxhimin e tij. |
Menaxhimi i konflikteve për prindërit
|
Konflikti është një pjesë e natyrshme e marrëdhënieve midis partnerëve, veçanërisht kur përballeni me sfidat e prindërve. Kur punoni së bashku në menaxhimin e konflikteve, ndërtoni marrëdhënie të lumtura dhe të shëndetshme dhe mësoni fëmijët tuaj aftësi të rëndësishme jetësore. |
Baraspesha mes punës dhe jetës: këshilla për familjen tuaj
|
Ia vlen të mendoni për ekuilibrin mes punës dhe gjërave tjera të rëndësishme në jetë, sidomos fëmijëve dhe familjes. Një ekuilibër i mirë mes punës dhe jetës është i mirë si për fëmijët tuaj, po ashtu edhe për ju. |
Të qenit të vëmendshëm
|
Të qenit të vëmendshëm është t’i kushtoni vëmendje asaj që po ndodh tani, në këtë moment dhe në momentin pas tij. Të qenit të vëmendshëm mund ta rrisë mirëqenien emocionale dhe fizike, dhe të ndihmojë me stresin, ankthin dhe depresionin. Të qenit të vëmendshëm mund t’i ndihmojë fëmijët derisa rriten ta përballojnë stresin e studimit, punës dhe lojës. |
Qendra e kujdesit për fëmijë: kur fëmija juaj nuk adaptohet me mjedisin e ri
|
Disa fëmijëve iu zgjat më shumë ose kanë nevojë për më shumë ndihmë për t'u rehatuar në qendrën e kujdesit të fëmijëve. Ndani informacione me edukatorët e fëmijës suaj për ndjenjat dhe përvojat e fëmijës suaj në qendrën e kujdesit të fëmijëve. Punoni me edukatorët për ta ndihmuar fëmijën tuaj të ndërtojë një marrëdhënie besimi me ta. |
Adaptimi i fëmijës në qendër e kujdesit për fëmijë (çerdhe): këshilla për javët e para
|
Mundohuni t’ia lehtësoni fëmijës suaj rutinën e re në qendrën e kujdesit për fëmijët. Gjeni kohë për të qëndruar me fëmijën tuaj në mëngjeset e para. Sigurohuni që fëmija juaj të ketë vëmendje dhe kohë të mjaftueshme për pushim dhe lojë të qetë në shtëpi. Një marrëdhënie e mirë me edukatorët e fëmijërisë së hershme mund t’i ndihmojë fëmijët të adaptohen. |
Ndërtimi i marrëdhënieve me edukatorët dhe kujdestarët e qendrave për edukim në fëmijëri të hershme
|
Ndërtimi i marrëdhënieve të mira prindër-edukator është një nga mënyrat më të mira për ta mbështetur edukimin e hershëm të fëmijës suaj në qendrën e kujdesit të fëmijëve. Ju mund të krijoni marrëdhënie duke komunikuar rregullisht me edukatorët e fëmijës tuaj - për shembull, duke i përshëndetur ata çdo ditë. Një marrëdhënie e mirë e bën më të lehtë trajtimin e çështjeve të vështira kur të keni nevojë. |
Cigaret elektronike (e-cigaret) - produkte të reja të duhanit
|
E-cigaret - një produkt tipik i shekullit 21, rezultat i depërtimit të teknologjisë në të gjitha poret e shoqërisë. Funksionimi i tyre bazohet në ngrohjen e një lëngu (i cili zakonisht përmban nikotinë) dhe krijimin e një përzierjeje të grimcave të vogla që lëshohen në ajër. |
Pirja e duhanit dhe KOVID-19
|
Në përgjithësi dihet se pirja e duhanit është një faktor i rëndësishëm rreziku për zhvillimin e shumë sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes, kështu që lind logjikisht pyetja - a ka dhe cili është ndikimi shëndetësor i konsumimit të duhanit gjatë pandemisë aktuale KOVID-19? |
Si t’i zbuloni vështirësitë perinatale të prindërve
|
Është normale që nënat dhe baballarët të jenë shumë emocionalë pas lindjes së fëmijës. Ndryshimet hormonale, mungesa e gjumit, përshtatja në jetë me të porsalindurin, si dhe pritjet e tyre dhe të tjerëve në lidhje me rolin e tyre të ri prindëror mund të kërkojë shumë përkushtim. Shumica dërrmuese e grave kalojnë nëpër periudhë të ndryshimeve të papritura të disponimit, që janë të vështira për t’u shpjeguar në ditët e para pas lindjes. |