Rritja e fëmijëve në një mjedis dy a më shumëgjuhësh. Rekomandime dhe mundësi
Mënyra më e mirë për të ndihmuar fëmijët e vegjël të mësojnë fjalë në gjuhë të ndryshme nga "gjuha e shumicës" është përdorimi i vazhdueshëm me ta, sidomos në vitet e para të fëmijërisë të "gjuhës së shtëpisë" ose "gjuhës së origjinës". Megjithatë, disa familje përdorin dy gjuhë në shtëpi. Sido që të jetë, ju mund të mbështesni zhvillimin dy a më shumëgjuhësh të fëmijës tuaj nëpërmjet lojërave, aktiviteteve në komunitetin që flet gjuhën tuaj të origjinës dhe aktiviteteve të përditshme në shtëpi.
Aftësitë e kufizuara: dallimi i shenjave dhe mbështetja e fëmijës suaj
Aftësitë e kufizuara janë probleme e vështirësi që lidhen me leximin, shqiptimin, shkrimin dhe matematikën. Edhe pse mund të jetë e vështirë, fëmija duhet të mësojë dhe të jetë i suksesshëm.
Lëreni fëmijën tuaj ta drejtojë lojën: fëmijët 0-6 vjeç
Ndjekja e shembullit të fëmijës suaj është një veprim i mirë, sepse ai/ajo mëson më shumë kur ka interes për aktivitetin ose lojën që po luan. Ju nuk keni nevojë të bëni ndonjë gjë të veçantë, përveçse ta lini veten të drejtohet nga fëmija juaj. Loja e drejtuar nga fëmijët fillon me evidentimin e fushës së interesit të fëmijës dhe ndjekja e saj.
Lindja e parakohshme: pyetje për të parashtruar
|
Para lindjes së parakohshme, është normale të shqetësoheni për foshnjën tuaj dhe veten tuaj. Mund t’u ndihmojë nëse merrni informacione për lindjen e parakohshme nga mjeku ose infermierja juaj. Ju mund të pyesni se ku do të lindë fëmija juaj dhe çfarë ndodh gjatë dhe pas lindjes së parakohshme. |
Lindja e parakohshme: përgatitja mendore dhe emocionale
|
Nëse e dini se mund të keni lindje të parakohshme, është normale që ju dhe partneri juaj të ndieni shumë emocione pozitive dhe negative. Merrni informacione nga infermieret dhe mjekët, dhe flisni me prindërit e tjerë që kanë pasur një lindje të parakohshme. Ushtrimet relaksuese dhe mendimi pozitiv mund t’ju ndihmojnë të ndiheni gati për lindje të parakohshme. Është një ide e mirë të njiheni para lindjes me njësinë e kujdesit intensiv neonatal (NjKIN). |
Marrëdhënie të mira familjare: si t’i ndërtojmë ato
|
Marrëdhëniet e mira familjare i ndihmojnë fëmijët të ndihen të sigurt dhe të dashur. Edhe ty të ndihmojnë të ndihesh mirë. Ti mund të ndërtosh marrëdhënie të mira në familjen tënde përmes ndarjes së kohës cilësore, komunikimit, punës ekipore dhe vlerësimit. |
Ushqyerja me gji: si mund të ndihmojnë partnerët
|
Ushqyerja me gji është diçka që ju dhe partneri juaj mund ta bëni si ekip. Njohuria dhe mbështetja juaj do ta ndihmojë partnerin tuaj, derisa mëson ta ushqejë fëmijën me gji. Mësoni rreth përfitimeve të ushqyerjes me gji, si funksionon ajo, gjegjësisht si t’i ofroni ndihmë partnerin tuaj nëse ajo ka nevojë për të. Kërkoni mënyra praktike për të ndihmuar rreth foshnjës suaj dhe për të bërë punë shtesë shtëpiake. |
Të bëhesh baba: përshtatja me atësinë
|
Përvetësimi e përvojës praktike është mënyra më e mirë për t’i ndërtuar aftësitë dhe besimin tuaj si një baba i ri. Ndryshimet në marrëdhënie janë normale. Biseda me partnerin tuaj është mënyra më e mirë për t’i trajtuar këto ndryshime dhe për t’u kujdesur për marrëdhënien tuaj. Puna ekipore e prindërve është e dobishme edhe për ju edhe për foshnjën. Ka të bëjë me komunikimin, vendimmarrjen e përbashkët dhe zgjidhjen e problemeve pozitive. Ju dhe partneri juaj mund të keni nevojë t’i shqyrtoni rolet tuaja brenda dhe jashtë shtëpisë. |
Prindër të vetëm dhe prindërimi i tillë pozitiv
|
Fëmijët ia dalin mirë kur kanë prindër mbështetës, që japin të ngrohtësi, janë të ndjeshëm, të përgjegjshëm dhe fleksibilë. Marrëdhëniet e fuqishme me fëmijët ndërtohen mbi momentet e përditshme, vëmendja pozitive, lavdërimet e kështu me radhë. Rregullat e qarta e inkurajojnë sjelljen e mirë dhe i ndihmojnë fëmijët të ndihen të sigurt. Ndoshta jo gjithmonë e bëni ekuilibrin prindëror siç duhet. Mos u bëj shumë e ashpër me veten. Është më mirë të mos u flasësh fëmijëve për problemet e të rriturve. Në vend të kësaj, merr mbështetje nga familja dhe miqtë. |
Nënat dhe baballarët e rinj: zgjedhje të shëndetshme të jetesës
|
Urime për fëmijën tuaj të ri! Edhe pse jeni të fokusuar tek i porsalinduri juaj, është gjithashtu e rëndësishme të kujdeseni për veten me zgjedhje të shëndetshme të jetesës. Kjo do t’ju ndihmojë të jeni në gjendje të mirë për t’u kujdesur për fëmijën tuaj. |